Si ta komplimentoni miken e cila ka humbur peshë

Life style

Si ta komplimentoni miken e cila ka humbur peshë

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 07:29
Ilustrim

Shpeshherë ka ndodhur që yjet botërore, si Lena Dunham, të humbin peshë shkaku i shqetësimit dhe stresit – jo shkaku i ushtrimeve fizike. Prandaj, para se t’i jepni kompliment mikeshës për humbjen e peshës, mendoni paraprakisht.

Fillimisht, në vend të “Uau, ke humbur peshë” zëvendësojeni me “Dukesh e mahnitshme”.

Nëse mikesha juaj përgjigjet se ka qenë duke u përpjekur të humbë peshë, mos u përqendroni në detajet se sa kile synon t’i humbë – pasi që kjo ia minimizon asaj progresin.

Por, pyeteni rreth rrugëtimit të saj për humbjen e peshës – si çfarë ka qenë ajo duke bërë ndryshe këto ditë apo javë – dhe gëzohuni për përvojat e saja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat