Çiftet, një guidë e vogël për grindjen “e duhur”

Life style

Çiftet, një guidë e vogël për grindjen “e duhur”

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 12:37
Ilustrim

U ndodh të gjithëve, edhe çifteve shumë të lidhur dhe që kanë vite bashkë: grindja, zënka, përplasja janë realitete shumë të shpeshta, saqë mungesa e tyre është konsideruar një sinjal alarmi në mbarëvajtjen e raportit në çift.

E rëndësishme është të mësosh të përballesh në mënyrë të civilizuar e konstruktive, me objektivin që të arrish në zgjidhjen e një problemi, më tepër se të duash të mbizotërosh tjetrin. Atëherë ja një manual i vogël praktik për të mësuar të grindesh në mënyrë…të drejtë dhe me solidaritet.

1- Numëro deri në 10 – Para se të vazhdosh sulmin, ndalo një moment të reflektosh: cila është sjellja që nuk pajtohesh me të, ose cilat janë fjalët që të kanë mërzitur? Thekso problemin dhe diskuto vetëm atë: ke më shumë shanse të turresh në mulli tënd.

2- Bëj një provë – Për t’u shprehur me më shumë qartësi dhe të ndihmon të ruash qetësinë. Para se të përballesh me partnerin i vini në dukje vetes tuaj arsyen e përplasjes sikur të ishe duke ia shpjeguar një miku: të vihesh në rolin tënd dhe të tjetrit të ndihmon të zbulosh pikëpamje të reja. Pasi përballë partnerit do të kesh ide më të qarta.

3- Përdor mirë trupin tënd – Kur vazhdon të flasësh, qëndro (duke qenë në këmbë ose ulur) dhe shikoje drejt e në sy. E rëndësishme është të kthesh trupin nga ana e partnerit dhe të kërkosh një përballje të drejtpërdrejtë. Mos bëj bujë nëpër dhomë, mos hidh objekte në tokë ose kundër tij dhe mos e ngri shumë zërin. Fakti që je shumë e zemëruar sigurisht do të kuptohet, pa pasur mundësi keqkuptimi.

4- Lëre të kaluarën – Edhe pse ndodh në pjesën më të madhe të grindjeve, përpiqu të mos ndjellësh fakte e sjellje të ndodhura më herët, mbase duke kujtuar fakte të vjetra sa një dekadë. Përvecse e gabuar është edhe e padobishme: do të shërbejë vetëm për të shtuar zemërimin tuaj… dhe të tij.

5- Zgjidhi fjalët – në qoftë se besoni se ai ka bërë një gabim ndaj teje, është normale që të kërkoni një sqarim: të gëlltisësh fjalët shërben vetëm për të shpërthyer zemërimi në vazhdim, shpesh në mënyrë të pakontrolluar. Mësoni ndërkohë të zgjidhni me kujdes fjalët për të shpjeguar dhe për të shprehur atë që nuk shkon për momentin, për të cilën hapet sherri…ose vetëm pas.

6- Sfidat nuk janë të nevojshme – Momentet e sfidës dhe sarkazmës mund të jenë shkatërruese dhe pak efikase për të arritur një zgjidhje të problemit. Vazhdon me një fjalë ose me një shenjë e mbaron duke u lënduar vërtet, shpesh në mënyrë të lirë ose në diproporcion me situatën.

7- Loja paraprake – Të parandalosh është më mirë se të kurosh, edhe kur bëhet fjalë për një zënkë. Më mirë të kërkosh një përballje të qetë dhe të sinqertë për atë që nuk shkon, para se të arrish në kulmin e zemërimit. Edhe një herë sinqeriteti është zgjidhja më e mirë: dil drejt e në temë, pa lojëra fjalësh ,por pa mëri dhe pa dëshirë për të lënduar tjetrin.

8- Të tjerët –Të përballesh është gjithmonë pak e dobët: në qoftë se përmend emra të tjerë bëj kujdes që t’i përmendësh vetëm për të sjellë një shembull praktik dhe jo për t’i gjykuar. Të krahasohesh me të tjerët, vecanërisht në qoftë se janë përzgjedhur si modele ideale, është frustante dhe shërben vetëm për të ngritur tonin e bisedës. Ish-at? T’i harrosh menjëherë.

9- Aludime të ndaluara – Për sa janë të mbuluara (ose sidomos në këtë rast) aludimet janë mënyra më e mirë për t’i zbutur dikujt zemërimin. Më mirë të flasësh qartë pa pritur që të tjerët të gjejnë atë që duam të themi. Në qoftë se presim që ai “t’ia dalë vetë” mund të kalojë një kohë e gjatë. A është e sigurt që ia vlen?

10- Mos akuzo – Parimet e komunikimit konstruktiv na mësojnë që një nga gabimet më të shpeshta është të ngresh një diskutim si një akuzë ndaj një tjetri. Më mirë formuloje fjalimin në këtë mënyrë: “kur ndodhi kjo, unë jam ndjerë…” “Ky ndryshim perspektive nuk është banal”: do të thotë të përqëndrohesh tek vetja jote, pa pritur zgjidhje nga tjetri.

Në fund, në një përballje të përfundimtare, pyet veten tënde: edhe një javë do të jesh e zemëruar me bashkëshortin tënd për arsyen që u zutë? Në qoftë se përgjigjja është “me shumë mundësi jo” mund të mos jetë edhe tani momenti për të bërë menjëherë paqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat