Bëjeni vetë kremin e plazhit!

Life style

Bëjeni vetë kremin e plazhit!

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 15:14
Ilustrim

Losioni për plazh është një nga gjërat e para që na bie ndërmend ta marrim kur nisemi për pushime.

Por shpesh herë, këto losione kushtojnë shtrenjtë ose nuk na ndihmojnë që të marrim ngjyrën që duam. Madje më e keqja është se këto losione kanë përbërës që nuki bëjnë shumë mirë lëkurës tonë.

Por a e dini se këtë losion mund ta bëni vetë në shtëpi?

Përbërësit:

Disa karota

Disa arra të gjelbra të reja

Pak lule të livandës

Sherbelë

Vaj ulliri

Si ta përgatisni?

Në një enë qelqi vendosni karrotën e kaluar në rende, disa arra të prera, pak lule livandeje dhe disa gjethe sherbele. Mbusheni enën ose kavanozin deri ne 6o-70 % të hapësirës dhe më pas mbusheni me vaj ulliri.

Vendoseni këtë kavanoz në vendin ku merr dritë direkte nga dielli dhe lëreni të qëndrojë 20 deri 25 ditë. Mos harroni ta tundni atë çdo ditë. Pas 12 ditësh, mbështilleni kavanozin me disa gazra.

Vaj ulliri ka një efekt natyral mbrojtës dhe në kombinim me karrotat dhe arrat prodhon vaj natyral të përsosur për rrezitjen në diell, i cili ka aftësinë për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezatimi i diellit dhe në të njëjtën kohë e bën atë të butë dhe me ngjyrë të këndshme.

Karotat janë të pasura me beta-karoten dhe vitaminë A dhe përdoren në të gjitha produktet moderne për mbrojtje nga dielli, sepse rinovojnë qelizat e lëkurës, ngadalësojnë procesin e plakjes dhe shpejtojnë procesin e rrezitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat