I 'burgosuri simpatik' del publikisht me të dashurën e re pasanike

Life style

I 'burgosuri simpatik' del publikisht me të dashurën e re pasanike

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 00:10
Jeremy Meeks dhe Chloe Green

Jeremy Meeks dhe Chloe Green nuk mund t’i hiqnin duart nga njëri-tjetri teksa pozonin në kuadër të hapjes së dyqanit të ri të Topshopit në Los Angeles.

Ish- i burgosuri, i cili u bë i njohur falë dukjes së tij, është ndarë nga gruaja dhe ka nisur një romancë me trashëgimtaren e pasur – vajzën e biznesmenit të Top-Shopit, Sir Philip Green.

Ditë më parë 33-vjeçari ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga gruaja, me të cilën u nda pasi u publikuan në internet fotografitë e tij me të dashurën e re.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat