Kujdesi që duhet treguar ndaj kandilit të detit

Life style

Kujdesi që duhet treguar ndaj kandilit të detit

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 18:43
Ilustrim

Bregdeti shqiptar është pushtuar në këto muaj vere nga pushues të shumtë, vendas dhe të huaj.

 Por  në plazhin e Shëngjinit janë shfaqur kandila deti, që janë jo pak të rrezikshme për pushuesit.

Këtë fakt e konstaton edhe biologu Eltjon Halimi, profesor në Universitetin e Tiranës.

Ai e konsideron të pazakontë shtimin e kandilave të detit në bregdet.  Sipas tij, shkak për shtimin e kësaj specieje bëhen disa faktorë të ndryshëm.

”Kujdes nga Kandili i detit! Shtimi i ndotjes nga materialet e pafiltruara në ujërat detarë ka shtuar këtë sezon në bregdetin shqiptar kandilët e detit!”, shkruan ai në një status në facebook.

Sipas tij, “qelizat e tyre në kontakt me lëkurën humane lëshojnë lëngun që përmban proteina të rrezikshme: paralizuese, neurotoksike dhe djegëse #Rhizostomapulmo”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat