Si ndikojnë ushtrimet fizike në gjendjen psikologjike të njeriut

Life style

Si ndikojnë ushtrimet fizike në gjendjen psikologjike të njeriut

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 12:03
Ilustrim

Tani më kemi dëgjuar dhe lexuar si ushtrimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin fizik ,ushtrimet e rregullta çojnë në përmirësim e të rrahurave të zemrës, uljes së rrezikut nga sëmundjet, qëndrueshmëri të përmirësuar, dhe shumë më tepër.

Mirëpo nga aktiviteti fizik nuk përfiton vetëm trupi, ushtrimet ndikojnë  dhe në gjendjen tonë mendore dhe psikologjike. Në të vërtetë, të ushtruarit  është gjëja më e përafërt që ne kemi me substancat narkotike.

Këto janë disa nga përfitimet e nxjerra nga hulumtimi për ndikimin të cilin ushtrimet kanë në gjendjen tonë mendore.

Një ushtrim intenziv ndikon në mënyrë shumë të shpejtë që të reduktohen ndjenjat e  shqetësimi dhe depresionit, kjo pasi që pas ushtrimeve truri jonë liron kemikale të quajtura endorfina. Lirimi i endorfinave gjithashtu shkakton një ndjenjë pozitive në trup, e ngjashme me atë të morfinës.

Ushtrimet thuhet se përmirësojnë dhe rrisin ndjenjat e mira për veten apo vetëbesimin.

Tek moshat më të  vjetra ushtrimet mbrojnë funksionimin e trurit dhe zvogëlojnë rrezikun për dëmtimin e aftësive njohëse.

Të dyja llojet e ushtrimeve si ato kardio dhe ato te rezistencës ndihmojnë trupin sidomos për ata persona që qëndrojnë ulur për orë të gjata.

Studimet kanë zbuluar se ushtrimet e rregullta ndikojnë  në rritjen e performancës kognitive dhe mbajtjen në mend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat