Tri mënyrat se si ndikon trupi kur ndaheni nga dashuria e jetës

Life style

Tri mënyrat se si ndikon trupi kur ndaheni nga dashuria e jetës

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 16:01
Ilustrim

Lamtumirat janë të vështira për çdo person. Emocionet rriten pakufi, dhe këto përvoja emocionale dhe stresi i shkaktuar nga ndarja mund të kenë ndikim direkt në trupin tonë.

Më poshtë ju sjellim gjërat të cilat i ndodhin trupit tuaj kur ndaheni nga personi të cilin e dashuroni:

Shqetësim dhe probleme me stres

Njerëzit janë të programuar të kenë nevojë për kontaktin njerëzor, dhe kur e humbin atë, ata ndjenjë dhimbje. Nevoja për kontakt është aq e nevojshme, saqë mungesa e kontaktit mund të shkaktojë shqetësime dhe stres. Studimet shkencore kanë treguar se dhimbja pas një ndarje e aktivizon të njëjtën pjesë të trurit e cila stimulohet edhe nga varësia e kokainës.

Dhimbje në gjoks

Studimet tregojnë se pas një ndarje njerëzit marrin sinjale nervore të cilat ndërlidhen me dhimbje aktuale fizike. P.sh., këto sinjale dërgohen kur një person digjet. Kur dhimbja është në trurin tonë, këto sinjale rikthehet në mos komoditet të jashtëzakonshëm: në këtë rast, shkaktohet dhimbje e gjoksit apo dhimbje e kokës.

Probleme me lëkurë

Përveç faktit se gjatë depresionit njerëzit kujdesen më pak për vetveten, edhe shëndeti i lëkurës fillon të keqësohet për shkak të hormoneve të stresit. Kjo mund të shpie në akne, por edhe në rënie të flokëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat