Vendet më të mira në botë për t’u plakur

Life style

Vendet më të mira në botë për t’u plakur

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 18:53
Ilustrim

Hulumtuesit nga Universiteti i Kolumbias dhe i USC-së kanë zbuluar vendet më të mira për t’u plakur.

Ata krijuan një barometër të ri që mat se sa vende rreth botës po i adaptohen rritjes dramatike në proporcion me “pleqtë e artë” në shoqëri.

Indeksi është i kompozuar nga indikatorë të ndryshëm shoqëror dhe ekonomik që reflektojnë në statusin e mirëqenies së njerëzve të vjetër në një shtet.

Kjo përfshin produktivitetin, angazhimin ,mirëqenien, kohezionin dhe sigurinë.

Norvegjia konsiderohet të jetë vendi më i mirë për t’u plakur, pasuar nga një tjetër vend skandinav, Suedia.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e tretë të përcjellur nga Holanda, Japonia, Irlanda, Danimarka e Gjermania.

Finlanda, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Belgjika, Italia, Sllovenia, Estonia, Polonia dhe Hungaria gjithashtu bëjnë pjesë në këtë listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat