Modelja kapet duke vjedhur por lihet e lirë

Life style

Modelja kapet duke vjedhur por lihet e lirë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 09:55
Natalia Sikorska

U fal sepse është “shumë inteligjente dhe e talentuar”. Me këtë motivacion, një gjyqtar anglez në Londër, Grant McCrostie, i kurseu dënimin me burg modeles 28-vjeçare Natalia Sikorska.

Bukuroshja u arrestua në 5 korrik teksa po vidhte në një supermarket luksi ‘Harrods’, veshje me vlerë prej thuajse 1000 sterlina.

Modelja polake e cila që nga viti 2015, studion në University of Westminster, i’a hodhi vetëm me një dënim prej 12 muajsh liri me kusht gjatë javës së lënë pas, në mënyrë që të mos vjedhë më në të ardhmen.

Një rast i ngjashëm është shënuar edhe në muajin maj, kur Lavinia Woodward, një studente angleze 24-vjeçare, pavarësisht se plagosi në këmbë të dashurin e saj, teksa ishte e droguar dhe e dehur, nuk u dënua me burg.

Gjyqtari e cilësoi Lavinian si shumë inteligjente dhe premtuese, duke shmangur dënimin me burg në mënyrë që të mos i shkatërrohej karriera e saj si kardiokirurge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat