Hotel: 10 klientët më të urryer nga personeli

Life style

Hotel: 10 klientët më të urryer nga personeli

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

Vizitorët e hutuar që harrojnë gjërat e veta në hotel, klientë që marrin me vete objekte të dhomës, cdo qëndrim mund të shndërrohet në një anekdotë ose histori për t’u treguar. Por duke dalë nga ana tjetër, nga ana e atyre që punojnë në hotel, gjërat ndryshojnë. Kërkimet e hoteli dhe fluturimet Jetcost kanë seleksionuar sjelljet më kurioze të vizitorëve, disa shumë më të frekuentueshëm sesa mund ta imagjinojmë, që shqetësojnë më shumë punonjësit e recepsionit dhe personelin.

I fshehti – ai që siguron që ka prenotuar me shumë pritje dhe me një cmim shumë të mirë, por nuk ka dokumentin që ta tregojë; është kërkues, pretendon shërbime të ndryshme, do një dhomë më shumë se një tjetër, pavarësisht se hoteli është i kompletuar. Një lloj njeriu që rezulton vecanërisht i vështirë për t’u menaxhuar në qoftë se nuk flet asnjë nga gjuhët me të cilën shprehen punonjësit e hotelit.

I ngathti – edhe pse është i edukuar dhe i bindur, të lodh ta kuptosh. Ky lloj njeriu nuk frekuenton shpesh, por ndodh. Nje herë, për shembull, një klient i hotelit të Edimburgut, kishte thirrur recepsionisten për ta pyetur se si të dilte nga dhoma pa “krijuar probleme”, sepse shihte në të vetmen derë kartelën me shkrimin “mos shqetësoni”.

Lakmitari – ai që përballë një buffeti mbush pjatën aq sa derdhet, merr nga të gjitha gjërat që janë në dispozicion dhe pastaj i lë pothuajse të gjitha. E plotëson këtë kategori klienti që përgatit panine për të ngrënë gjtë ditës dhe heq mënjanë kavanozat e marmelatës dhe mjaltit. Dhe ndonjëherë edhe kriporen.

Manjaku i pastërtisë – ai që përdor tre-katër peshqirë për një dush dhe i hedh në tokë menjëherë për t’i ndërruar. I injoron sshenjat që nëpër dhoma të kujtojnë të jeni të gatshëm për të kërkuar ndryshimin e carcafëve të bardhë, për harxhimin e detergjentit, ujit dhe energjisë dhe ndikimin shkatërrues të ambjentit. Sipas Jetcost duke propozuar një skonto për peshqirët e pandërruar shumë klientë do të bëheshin menjëherë “ambjentalistë”.

Burloni – ai që të mërzit duke trokitur në derën e një miku ose të një të huaji, ose ai që i vjen shërbimi në dhomë pa kërkuar, shpesh në orare të papërshtatshme. Me sjelljet e tijn shqetëson jo vetëm viktimën e shakave të tij, por shkakton edhe një dëm saqë të jetë klienti që hoteli të refuzojë të paguajë për rregullin e prishur.

I përkori – klienti që thotë që nuk pi asgjë nga minibari, edhe pse pastaj mungojnë shishe të ndryshme ose disa rezultojnë të mbushura me lëngje të tjera të ngjashme. Shumë hotele, për shkak të problemeve të pasura me këto lloj vizitorësh, kanë vendosur t’i lënë minibaret bosh nëpër dhoma. Për ti mbushur është e nevojshme të pyetet tek recepsioni, një tealsh më shumë për ata që janë të ndershëm.

I shurdhëri – ai që e ngre në maksimum volumin e televizorit ose muzikën duke menduar që është i vetmi vizitor i hotelit ose flet në telefon duke bërtitur. Një tip shumë i hasur edhe në tren, pavarësisht se kujtohen shpesh rregullat e sjelljes së mirë.

Kursimtari  – ai që e con ushqimin dhe pijet në dhomë ose urdhëron nëpërmjet telefonit për të ngrënë para televizorit, por jashtë. E pastaj këkrkon pirunj, peceta, akull, mësallën e restorantit të hotelit, duke i lënë mbetjet e picës ose të darkës kineze në kartona në mes të dhomës ose i nxjerr në korridor.

I ndyri – ai që i përdor objektet dhe shërbimet e hotelit për gjëra të tjera, për shembull mbulesat ose materiale për të hequr baltën poshtë këpucëve, peshqira për të pastruar dyshemenë, rrotulla të letrës higjienike për të paketuar objekte delikate për ti vënë në valixhe që ke marrë për udhëtim.

Joshësi – vizitori, që qoftë ai ose ajo, që kërkon flirt me cdo cmim dhe vendo në veprim taktikat e tij më të mira për të bërë për vete punonjësit e recepsionit, kamarierët, personelin e ndryshëm. Një nga truket e tij më të zakonshme, sipas Jetcost, është të tentojë një qasje me punonjësit e mirëmbajtjes dhe përgjegjësit e dhomave: i thërrasin për një dush dhe i gjejnë me rroba banje ose me peshqir në bel me dritë të pakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat