Nëse kërkojnë t’ua bëjnë testin e personalitetit për ta përcaktuar se a jeni thelbësorë apo të përshtatshëm për një kompani, atëherë largohuni nga ajo intervistë për punë.
Sipas psikologes, Dr. Angelina Bennet, që ka ekspertizë të veçantë në vlerësimin Myers-Broggs, ky test nuk duhet të përdoret kurrë si mënyrë rekrutimi.
Ajo e pranon që është fanse e këtij testi dhe e shfrytëzon mjaft shumë, por jo për punësim.
“Mund ta qëllojë personalitetin e njerëzve për afro 80%, por duhet të jetë vetëm një pjesë e vogël e një procesi më të madh”, tha Dr. Bennet për The Independent.
“Është vetëm një indikator i asaj se çfarë mund të jeni ju”, shtoi ajo.