Mënjanoni frikën me anë të buzëqeshjes!

Life style

Mënjanoni frikën me anë të buzëqeshjes!

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 21:52
Ilustrim

Për tu përballur më lehtë me vështirësitë e jetës, psikoterapeuti Ruediger Dahlke na këshillon që çdo ditë të praktikojmë stërvitje të të qeshurit.

Sa herë që buzëqeshim, trupi ynë sekreton endorfin, të ashtuquajtur hormon të lumturisë, dhe për këtë interpretimi i realitetit tonë mund të bëhet pozitiv pa marrë parasysh se çfarë janë rrethanat.

Provoni ushtrimin e mëposhtëm:

Mbyllni sytë, sillni në mendje situatën në të cilën keni qenë shumë të lumtur dhe ky kujtim ju provokon buzëqeshje. Imagjinoni se si buzëqeshja vjen nga thellësitë dhe hyn në sytë tuaj dhe fytyrën që bëhet më e butë, më e ëmbël. Dërgoni buzëqeshje në zemër dhe paramendoni se si do të hapet për të. Ndjeni se si zona përreth zemrës zgjerohet dhe relaksohet. Merrni frymë me qetësi dhe në mënyrë të barabartë, dhe imagjinoni se si zemra juaj përhapë ëmbëlsi. Përfundoni ushtrimin dhe mbajeni këtë ndjenjë në jetën e përditshme.

Nëse, megjithatë, përballeni me ndonjë situatë të frikshme, imagjinoni se si ta buzëqeshni dhe e përshëndetni frikën. Kështu, nuk do të ju pushtojë dhe dominojë frika, por do të kalojë dhe zhduket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat