4 rregulla që nuk duhet t'i thyeni në marrëdhënien tuaj

Life style

4 rregulla që nuk duhet t'i thyeni në marrëdhënien tuaj

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 22:11
Ilustrim

Çdo marrëdhënie është e ndryshme dhe secili prej nesh e përjeton në mënyrën e tij. Nuk ka rregulla të shkruara sesi të funksionojë marrëdhënia juaj, por disa rregulla duhet t'i keni parasysh për të mos i thyer asnjëherë. Në të kundërt do të lëndoheni, prandaj kujdes.

1.Ju nuk mund të detyroni dikë t'ju dojë

Ju mund të jeni shumë të dashuruar, por partneri/partnerja juaj nuk ndjen të njejtën gjë. Nuk mund të mbani një marrëdhënie pa dashuri.

2.Nëse të duan, do e ndjesh

Ndonjëherë gënjejmë veten tonë se na duan. Nëse dikush ju do, me siguri ju do të ndjeni dashurinë e tyre, me veprime dhe fjalët e ëmbla që do ju motivojnë.

3.Fillimisht duajeni veten tuaj, më pas të tjerët

Pa dashur veten tuaj nuk mund të doni askënd tjetër. Vlerësoni atë që jeni ju, dhe mos u ndieni asnjëherë inferiore ndaj askujt.

4.Mos mbaj pranë vetes dikë që i ka mbaruar dashuria për ty

Ndonjëherë ndodh që jemi shumë të dashuruar por me kalimin e kohës, ose për shkak të disa gabimeve, shuhet dashuria që kemi për partneren /partnerin. Nëse ju ndjeni akoma, por ai/ajo nuk ju do më, mos u mundoni ta mbani pranë vetes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat