Horoskopi, 14 gusht 2017

Life style

Horoskopi, 14 gusht 2017

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 08:07
Foto ilustruese

DASHI 21/3 – 20/4

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çift, marrëdhënia me partnerin/en do fillojë të përmirësohet. Do kaloni më shumë kohë së bashku dhe do flisni më lirshëm për gjithçka.

BINjAKËT 22/5 – 21/6

Ditë shumë e tensionuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do bini dakord me ato që do iu thotë partneri/ja dhe do kërkoni me çdo kusht të dalë e juaja. DEMI 21/4 – 21/5 Jeta juaj ne çift nuk do jetë aspak e qetë gjatë kësaj dite. Do keni herë pas here mosmarrëveshje me partnerin/en, por në mbrëmje pasioni do rindizet fuqishëm. – –

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Nëse kohët e fundit keni menduar vetëm të argëtoheni sa më shumë me partnerin/en, tashmë ka ardhur koha t’i merrni gjërat seriozisht dhe të mendoni pak më tepër mbi të ardhmen.

LUANI 23/7 – 21/8

Në jetën ne çift nuk pritet të ketë asnjë problem gjatë kësaj dite. Partneri/ja do i kuptojë prioritetet që keni dhe do ua plotësojë disa dëshira. Financat do jenë goxha të qëndrueshme.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Do jeni shumë senualë gjatë kësaj dite në lidhjen që keni krijuar dhe do kaloni momente të paharruara në krahët e partnerit/es tuaj. Në planin financiar do keni fat dhe do kryeni të gjitha shpenzimet.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do jeni gati të bëni edhe çmenduri apo sakrifica gjatë kësaj dite me partnerin/en tuaj vetëm që lidhja mes jush teëforcohet më tepër. Edhe ai do jetë gati t’ua plotësojë dëshirat.

AKREPI 24/10 – 22/11

Lidhja juaj në çift do ndikohet negativisht nga planetët sot. Do jeni të detyruar ta gënjeni shpesh partnerin/en në mënyrë që të mos krijoni debate me të, por edhe gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Dielli do shkëlqejë sot në jetën tuaj në çift dhe çdo gjë do shkojë më së miri mes jush dhe partnerit/es. Përfitoni për të diskutuar mbi të ardhmen apo për të treguar ndonjë sekret të mbajtur prej kohësh.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Jeta juaj në çift do jetë si një det i qetë gjatë kësaj dite. Do kuptoheni më së miri me atë që keni në krah dhe nuk do krijoni asnjë konflikt. Situata do përmirësohet.

UJORI 21/1 – 19/2

Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do i mbani asnjë sekret atij që keni në krah dhe kjo do e bëjë lidhjen tuaj më të thjeshtë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Marsi do iu gjendet pranë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ua bëjë jetën në çift akoma më të bukur sesa ka qenë. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo minutë pranë partnerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat