Pse duhet të përzieni këto preparate kozmetike – Rezultati është i mahnitshëm!

Life style

Pse duhet të përzieni këto preparate kozmetike – Rezultati është i mahnitshëm!

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 23:50
Ilustrim

Hidratuesi dhe fshehësi apo ‘concealer’ mund të bëjnë magji në fytyrën tuaj…

Është me të vërtetë diçka gjeniale. Shumica e femrave nuk mund të jetojnë dot pa preparatin kozmetik që fsheh defektet e lëkurës së fytyrës, sidomos fshehësi apo ‘concealer’ që mbulon tërësisht të metat e lëkurës. Por, disa bezdisen nga fakti se gjatë mbulimi të këtyre defekteve, e sidomos skuqjes apo njollave të ndryshme, me kalimin e orëve, kjo shtresë mbuluese fillon të lëshohet duke shkaktuar trashje të pjesërishme dhe të përkeqësohet edhe më tej lëkura. Fatmirësisht, njëra prej këtyre femrave ka gjetur një zgjidhje shumë praktike: kombinimi apo përzierja e hidratuesit me fshehësin. Kështu, nëse e aplikoni në mënyrë të duhur, duke u fokusuar në mesin e fytyrës ndërsa shmangni zonat më problematike që shkakotjnë thatësi.

Nëse ky preparat kozmetik është paksa i trashë dhe nuk mbulon dhe shtrihet mirë në fytyrë, atëherë duke shtuar pak hidratues, mund të ndihmojë që të shkrihet më lehtë si dhe të shtrihet shumë mirë në fytyrë.

Megjithatë, ky lloj triku nuk është i përshtatshëm për të gjithë fshehësit (concealer). Për shemubll nëse veçmë një produkt i tillë përmban vet hidratim dhe është i butë, nuk ka nevojë për hidratim shtesë, siç janë YSL Touche Eclat apo NARS Radiant Creamy. Kjo do të dëmtonte produktin shumë dhe nuk do të merrni përfitimin e duhur të mbulimit të fytyrës.

Sipas Barlett, përzierja e preferuar e fshehësit-hidratuesit është “Mac Studio Finish and Kieh Ultra Facial Cream”. Hidratuesi zbutës i përzier me fshehësin mat jep një mbulim mesatar që shtrihet lehtë në fytyrë dhe ju bën të dukeni shumë natyrale.

Përveç kësaj, nëse lëkura juaj është shumë e thatë ose me njolla, Barlett rekomandon të zhytni hidratuesin në një ‘beautyblender’, më pas në fshehësin e fare në fund ta aplikoni mbi lëkurën tuaj. Ajo siguron mbulim dhe hidratim pa e irrituar lëkurën fare – shton ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat