Burrit të sëmurë nga kanceri i realizohet ëndrra e kamotshme tri ditë para vdekjes

Life style

Burrit të sëmurë nga kanceri i realizohet ëndrra e kamotshme tri ditë para vdekjes

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:30
Ash Hunter dhe partnerja e tij Renae

Një burri të sëmurë i është plotësuar dëshira e kamotshme tri ditë para se të ndërrojë jetë  – duke u martuar me gruan me të cilën solli në jetë tre fëmijë.

Ash Hunter dhe partnerja e tij Renae nga Darëini i Australisë, ishin fejuar tri vite më parë, por martesa e tyre ishte shtyrë vazhdimisht për shkak se Renae vazhdimisht mbeste shtatzënë.

Dhe kur Ash u diagnostifikua me kancer ata vendosën të shtyjnë martesën, por duke parë se gjendja e tij shëndetësore nuk po përmirësohej, Ash dhe Renai vendosen të martohen në një ceremoni intime. Për fat të keq, tri ditë më vonë Ash nderoi jetë.

“Dëshira e tij e fundit ishte të martohet dhe ishim shumë të lumtur që do ta përjetojmë edhe këtë moment”, ka deklaruar Renae.

Ash i kishte propozuar Renae tri vite më parë, por lindja e Hannah dyvjeçare, Jai një dhe Jacob nëntë muajsh i detyroi ata ta shtyjnë datën e martesës.

Dhe duke parë që gjendja shëndetësore sa vinte e përkeqësohej, ata vendosën të martohen në një ceremoni intime, ku Ash me ndihmën e aparateve të ndryshme arrinte të merrte frymë derisa qëndronte para altarit i ndihmuar nga miqtë.

Por, ky gëzim nuk zgjati shumë pasi ai ndërroi jetë tri ditë më vonë pranë gruas dhe familjarëve të tij.

Image
Ash Hunter dhe partnerja e tij Renae
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat