E keni burrin pa punë? 6 Gjërat që duhet të bëni urgjentisht!

Life style

E keni burrin pa punë? 6 Gjërat që duhet të bëni urgjentisht!

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 21:31
Ilustrim

Gjendja ekonomike është e rëndësishme për një çift, sepse shmang keqkuptimet.

Papunësia të vret në mënyrën më të keqe, sepse ndiheni të pa vlerë. Ja si t’i jepni mbështetje kur partneri është i papunë:

1. Mos reagoni direkt

Mos ja bëni pyetjen : “ Si do i përballojmë shpenzimet?”. Kjo gjë do e trishtonte edhe më shumë. Prandaj bëhuni më të duruar.

2. Mos i tregoni të tjerëve

Mos u nxitoni të shkoni t’I informoni miqtë tuaj, se partneri juaj nuk ka më punë. Meshkujt sidomos do ndihen shumë në siklet, prandaj mbajeni gojën mbyllur.

3. Mos lini të kuptohet se vetëm ju po punoni

Kur të ktheheni nga puna, mos e lini të kuptojë se vetëm ju po mbani shtëpinë. Situata do përkeqësohej dhe nuk do fitoni asgjë.

4. Vlerësoni gjërat që partneri bën

Partneri juaj ndodhet në një situatë jo të mirë, prandaj mundohuni të vlerësoni gjërat që bën. Edhe nëse bën diçka sado të vogël, komplimentojeni.

5.  Bëni një program për të folur në lidhje me punën

Zgjidhni një ditë të javës, për të diskutuar në lidhje me aplikimet që po bën për të gjetur një punë të re. Sociologia, Shannon Boodram thotë se kjo do ndihmonte shumë në zgjidhjen e konflikteve.

6. Bëni të kuptojë se nuk është vetëm

Kjo është një ndër gjërat më fantastike që mund të bëni. Partneri do gjejë forcë më të madhe për të kaluar këtë vështirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat