Kujdes! Këto 5 sende kurrë nuk duhet t’i ndani me të tjerët

Life style

Kujdes! Këto 5 sende kurrë nuk duhet t’i ndani me të tjerët

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 10:57
Ilustrim

Do të mendoni se vetëm furça e dhëmbëve është ndër ato sende të cilat nuk ndahen kurrë me të tjerët? Në fakt nuk është vetëm ajo!

Ka një sërë sendesh që është mirë t’i mbani gjithmonë personale.

1- Deodorantët – Ndarja e antidjersës me dikë tjetër sjell efektin e kundërt duke bërë që sasia e baktereve të rritet e për pasojë edhe aroma e keqe.

2- Buzëkuqi – Sa herë që shoqet tuaja mund të kenë harruar buzëkuqin e tyre në shtëpi, ju i jepni tuajin apo jo? Nuk duhet ta bëni! Nëpërmjet buzëkuqit sëmudje si herpesi kalojnë shumë shpejt nga një person tek tjetri.

3- Krëhëri – Në fakt të gjitha sendet që përdoren për flokët, si krëhëri, piastër etj., nuk duhet t’i ndani me askënd.

4- Kufjet – Çdo njëri ka një balancë unike të bakterevë të tij në vesh. Nëse një palë kufje i përdorin persona të ndryshëm, mundësitë për të marrë një infeksion janë të larta.

5- Peshqirët – peshqirët jo vetëm që nuk duhet t’i ndani me dikë tjetër por edhe t’i ndryshoni çdo 3-4 ditë. Gjithashtu, duhet t’i hekurosni gjithmonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat