A keni vënë keq edhe ju pasqyrën në dhomën e gjumit?

Life style

A keni vënë keq edhe ju pasqyrën në dhomën e gjumit?

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 22:10
Ilustrim

Pasqyrat nxisin krijimin e aktiviteteve, ndërkaq në dhomën e gjumit është e nevojshme pikërisht energjia e kundërt.

Sipas Feng Shui-t vendosja e pasqyrës në dhomën e gjumit nuk është assesi ide e mirë, mirëpo kur ta kuptoni përse, menjëherë do ta nxirrni nga dhoma.

Sipas shkathtësisë së vjetër kineze nuk është mirë nëse pasqyra është e kthyer nga krevati në të cilin flini gjumë, si edhe as nëse qëndron mbi krevat.

Nuk është për t’u habitur që pasqyra të jetë bash në dhomën e gjumit, sepse ju duhet kur të visheni. Shumica e njerëzve në dollapë vendosin pasqyra të mëdha në mënyrë që më lehtë të zgjedhin se çfarë të veshin ditën.

Mirëpo, sipas përvojës së vjetër kineze Feng Shui, këtë duhet tashmangni.

Pasqyra e vendosur në këtë mënyrë mund të jetë shkaktari për gjumë të keq, por edhe për probleme në martesë, theksojnë ekspertët.

Çështja qëndron në atë që pozicioni i tillë i pasqyrës nxit krijimin e aktiviteteve, ndërkaq në dhomën e gjumit është e nevojshme energjia e kundërt – qetësia.

Sipas Feng Shui-t, kur është fjala për martesën apo lidhjen, pasqyra e kthyer në drejtim të krevatit thërret palën e tretë në marrëdhënien tuaj dhe nxit tradhtinë.

Nëse e keni vënë pasqyrën në drejtim të krevatit në të cilin bëni dashuri me personin e dashur, ajo në mënyrë negative do të thyejë energjinë e cila ekziston midis ju të dyve.

Kjo teknikë e lashtë e rregullimit të hapësirës na kthen në natyrë, na mëson se si t’i ruajmë energjinë, dashurinë dhe mirëqenien tonë.

Asgjë nuk na kushton të provojnë ta praktikojmë, së paku për disa gjëra të cilat na janë të rëndësishme në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat