Bisedat erotike në Facebook, “shpërthen” aktorja shqiptare: A nuk ju vjen turp?!

Life style

Bisedat erotike në Facebook, “shpërthen” aktorja shqiptare: A nuk ju vjen turp?!

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 20:46
Eliona Pitarka

Aktores  i është dashur që të përballet me një situatë që në rastin më të vogël është shumë e sikletshme.

Disa biseda erotike janë bërë publike ku Eliona Pitarka bisedon me përmbajtje të fortë seksuale me një djalë.  Ose të paktën kështu janë paraqitur këto biseda.

Por Eliona ka reaguar nëpërmjet profilit të saj zyrtar në Facebook për të përgënjeshtruar gjithçka, duke thënë që asgjë prej atyre që shkruhen nuk është e vërtetë.

“Wtf. A ju vjen turp, a jeni në terezi ?! A keni cipë a keni familje a çfarë dreqin keni ju ?! Që plasni nga smira dhe zilia dhe jeni të mbushur me helm e vrer kundrejt meje ( edhe pse e çuditur për arsyen) e kam marr vesh! 

Por që të arrini deri këtu sa të shpikni biseda të tilla të shëmtuara e të neveritshme nuk ma kishte marr mendja! Kush dreqin mund ta besoj që unë i paskan lënë për ti bërë në fb këto biseda o injorante njerëz ! Më vjen shumë keq që paskeni përfshirë dhe një kolegë një familjar në këtë llumin tuaj!

Një njeri me dy fije mend në kokë e kupton që këto janë biseda të shpikura nga profile fallco vetëm për të më dëmtuar “, shkruan Pitarka.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat