Shkencëtarët zbulojnë moshën më të mirë për t’u bërë nënë

Life style

Shkencëtarët zbulojnë moshën më të mirë për t’u bërë nënë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 11:51
Ilustrim

Rritja e një fëmije është rrugëtim i çmueshëm dhe i mahnitshëm i cili mund t’ju sjellë lumturi dhe gëzim, sfida brenga, pavarësisht moshës që keni. Por a ekziston një gjë e tillë si “mosha e duhur” për t’u bërë nënë?

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se të mbeturit shtatzënë pas moshës 35 vjeçare ka përfitime mbresëlënëse.

Mosha mesatare e grave të cilat bëhen nëna për herë të parë vazhdon të rritet. Dhe kjo nuk është vetëm çështje mode. Femrat në vitet e tyre të 30’ta apo 40’ta ndjehen shumë më të sigurta dhe vendosura për t’u bërë nënë, e gjithashtu janë më të prira të jenë në lidhje dhe karrierë të sigurt.

Historikisht, shtatzënia pas moshës 35 vjeçare konsiderohet gjë e rrezikshme, por faktikisht shkenca është duke zbuluar përfitime të reja të cilat ndërlidhen me shtatzënitë e vonshme.

Më herët është dëshmuar se lindja e një bebe pas moshës 35 vjeçare e rritë jetëgjatësinë e nënës, ndërsa një studim tjetër i ri zbulon se lindja pas moshës 35 vjeçare i përmirëson aftësitë mendore të nënës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat