Ky është ushqimi që e bën djersën e meshkujve të mbajë aromë atraktive

Life style

Ky është ushqimi që e bën djersën e meshkujve të mbajë aromë atraktive

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 18:11
Ilustrim

Gëzohuni vegjetarianë! Ju mbani aromë seksi!

Femrat e preferojnë aromën e meshkujve që konsumojnë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve.

Një studim i vitit 2015 pohon se meshkujt duhet të hanë më shumë hudhra për të pasur një aromë më joshëse, megjithatë në janar të këtij viti një studim nga hulumtuesit e Universitetit Macquarie, i publikuar në “Evolution and Human Behaviour”, ka zbuluar se çelësi për aromë atraktive janë pemët dhe perimet.

Hulumtuesit kishin marrë për mostër djersët e meshkujve të cilët u ishin nënshtruar dietave të ndryshme, dhe kishin kërkuar nga gratë të tregojnë se cila djersë mban aromën më të mirë.

Ata gjithashtu u kishin kërkuar meshkujve të mbajnë një ditar me shkrim për sasinë mesatare të ushqimit që e konsumojnë.

Pas kësaj, shkencëtarët u kishin kërkuar meshkujve të veshin bluze të freskëta dhe të bëjnë ushtrime fizike. Femrat i kishin nuhatur bluzet pas ushtrimeve fizike dhe kishin treguar se sa shumë ju kanë pëlqyer, çfarë arome kanë pasur, etj.

Sipas femrave, meshkujt të cilët kishin ngrënë shumë pemë e perime automatikisht kishin pasur djersë me aromë më të mirë, ndërsa sasitë e mëdha të konsumimit të karbohidrateve kishin qenë të ndërlidhura me aroma të forta dhe më pak të kënaqshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat