Rrëfehet 21 vjeçarja: Bëra seks me shokun më të mirë pasi i dashuri im është kontrollues, por tani...

Life style

Rrëfehet 21 vjeçarja: Bëra seks me shokun më të mirë pasi i dashuri im është kontrollues, por tani...

Nga: Bota sot Më: 31 gusht 2017 Në ora: 15:43
Ilustrim

Një vajzë 21 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të dashurin e saj me shokun më të mirë, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se i dashuri i saj është shumë kontrollues dhe vazhdimisht grinden, por ajo nuk guxon ta lë për djalin që e do, pasi ka frikë se mund t’ia komplikojë jetën.

Rrëfimi i saj i plotë:

Kam pasur seksin më të mirë në jetë me shokun tim nga shkolla, por jetoj me të dashurin kontrollues.

Unë jam 21 vjet, shoku im 22, i cili është në ushtri. I dashuri im është 23 vjet, është kontrollues, posesiv dhe nuk e pëlqen shokun tim, pasi njëherë e ka parë një mesazh nga shoku im dhe i është dukur flirtues edhe pse nuk ka qenë.

Atij nuk i pëlqen që të sheh meshkuj me mua dhe i kam fshirë nga Facebook të gjithë meshkuj që nuk janë të familjes.

I dashuri shkoi në Irlandë për një kurs për dy javë. E dija se nuk më rrihej pa të, prandaj i tregova se po shkoja tek një kushërirë.

Ajo jeton afër shokut tim më të mirë. I kërkova asaj që të më mbulonte, që unë ta kaloja fundjavën me shokun tim. Rezervova një dhomë hoteli. Ne dolëm dhe pimë, por unë fillova të ndihem keq dhe shoku im më shoqëroi në hotel.

Më kaloi pak dhe më pas u shtrimë në shtrat në duart e njëri tjetrit.  E putha atë dhe i thashë: “Faleminderit që po kujdesesh për mua. Ti je më i miri”.

Ai ma ktheu: Është kënaqësi e imja. Do të bëja gjithçka për ty”.

Më pas ai më puthi. Isha e shokuar por u ndjeva shumë mirë. Ne përfunduam duke bërë seks.

Unë kurrë nuk kisha eksperimentuar seks të tillë.

I gjithë trupi im u bë i gjallë. Ndjenjat e mia për të u bënë gjithnjë e më të forta.

Unë gjithmonë e kam dashur atë por nuk i kam thënë pasi nuk kam menduar se ndihet edhe ai njësoj, mirëpo ai më tregoi që ndjen të njëjtën gjë.

I dashuri im nuk është i duhuri për mua.

Ai grindet me mua edhe për gjënë më të vogël. Ai ishte me mua shumë i keq kur u kthye por mua nuk më interesoi dhe e shtyva atë.

E di se do të ma bëjë jetën më të vështirë nëse ndahem nga ai, sidomos duke e ditur që shoku im është vetëm disa orë larg nesh.

Çfarë të bëj?

Përgjigja e psikologes:

Është e qartë. Për të filluar, ndaju nga i dashuri yt.

Ne ndryshojmë shumë nga ajo që jemi të rinj dhe shumë prej lidhjeve nuk mbijetojnë kur kalon një kohë.

Ai djalë nuk të meriton. Ai është kontrollues, të bën të ndihesh keq dhe grindet me ty shumë.

Nuk duhet të kesh frikë të ndahesh nga ai. /BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat