Truk i lirë për freskinë në kuzhinë – Eliminon aromën e pakëndshme nga lavamani!

Life style

Truk i lirë për freskinë në kuzhinë – Eliminon aromën e pakëndshme nga lavamani!

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Shkaktarë për aromën e pakëndshme nga lavamani më së shpeshti janë mbetjet e ushqimit të cilat shtresohen në gypin shkarkues dhe në të cilët pastaj krijohen baktere.

Edhe pse jeni shumë të kujdesshëm dhe me saktësi i eliminoni të gjitha mbetjet, tashmë edhe vetëm larja e artikujve ushqimor siç është mishi i freskët mjafton që me kalimin e kohës në gypin shkarkues të krijohen ndyrësi me aromë të pakëndshme.

Nëse keni vërejtur që aroma depërton nga lavamani juaj dhe shpesh përhapet nëpër kuzhinë, shpejt dhe lehtë mund ta eliminoni me ndihmën e ndihmësit të besueshëm në pastrimin e shtëpisë – uthullës alkoolike dhe sodës së bukës.

Për pastrimin e gypit ju nevojiten:

– 3 lugë të mëdha sodë buke,

– 4 decilitra uthull alkoolike,

– 5 litra ujë.

Në gypin shkarkues qitni sodën dhe derdheni uthullën pas së cilës soda do të shkumëzojë.

Lëreni shkumën të veprojë 15 minuta. Për atë kohë nxëni ujin në tenxhere.

Pasi të vlojë, lehtë dhe me kujdes derdheni në gypin shkarkues. Uji nga gypi do të lajë ndyrësitë të cilat i kanë “ngrënë” soda dhe uthulla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat