Kthimi i vetullave të bashkuara: A jeni mjaft të guximshme ta ndiqni edhe këtë trend?

Life style

Kthimi i vetullave të bashkuara: A jeni mjaft të guximshme ta ndiqni edhe këtë trend?

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 10:11
Sophia Hadjipanteli

Gjithnjë e më shumë manekine dhe trendesiste të cilat kanë vendosur të jenë sa më shumë që është e mundshme të natyrshme, mirëpo në atë segment bën pjesë edhe hedhja e pincave thellë në fund të sirtarit.

Trendi i vetullave të bashkuara, sikur ato që i ka bartur edhe e famshmja Frida Kahlo, po kthehet në dyer të mëdha. A jeni të gatshme për këtë?

Qëkur manekinia Cara Delevingne është ndër të parat që ka hedhur pincën dhe ka vendosur të ketë vetulla natyrale dhe të dendura, rrugëve të saj kanë filluar edhe trendesiste të shumta.

 

If you haven't already it would mean so much to me if you subscribed to my YouTube channel! Link is in my bio! ????

A post shared by Sophia Hadjipanteli (@sophiahadjipanteli) on

Gjithnjë e më shumë kanë vendosur me dy duar që të përqafojnë këtë trend dhe me krenari ta promovojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Dukja natyrale assesi nuk ka qenë më e popullarizuar, pra po ashtu as vetullat e bashkuara, mu sikur i ka pasur në kohën e saj Frida Kahlo.

Çmenduria e vetullave të bashkuara ka shkuar në rrjetet sociale aq larg sa që është shfaqur edhe lëvizja e llojit të vet nën hashtagun#UnibrowMovement.

Njëra ndër përfaqësueset e asaj lëvizjeje është edhe manekinia greke dhe studente e artit, Sophia Hadjipanteli, e cila është aq krenare vetullat e veta, saqë shumica e fotografive në profilin e saj në Instagram janë në kuadër të madh.

 

???? comment how you found my page (lol I thought I deleted this but I just archived it phew false alarm)

A post shared by Sophia Hadjipanteli (@sophiahadjipanteli) on

Se sa i pëlqejnë flet edhe ajo që ngjyra e zezë, gjithnjë e më shumë po nxirret në pah. “Vërtet nuk bëj gjithë këtë për t’i detyruar njerëzit që patjetër t’u pëlqejnë vetullat e mia, por që t’u tregoj që mund të jetojnë jetët e tyre, edhe pse janë të ndryshëm nga të tjerët”, ka deklaruar për Harper’s Bazaar.

Mu sikur ajo, edhe shfrytëzueset e Instagramit, nën emrin @miakahloogjithashtu janë çmendur me vetullat e bashkuara, si edhe manekinia Scarlett Costello, e cila ka deklaruar: “Jam e lumtur që industria e modës ka lëvizur nga standardet tradicionale dhe e ka njohur bukurinë individuale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat