Vajza gjen motrën binjake pasi e pa në një fotografi në një revistë

Life style

Vajza gjen motrën binjake pasi e pa në një fotografi në një revistë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 08:46
Eva Casandos

Është e çuditshme, por fati ndonjëherë të përplas me rastësi që të ndryshojnë jetën.

Kështu i ka ndodhur edhe Eva Casandos, një fotografe spanjolle e cila ka gjetur motrën e saj binjakepasi e pa në një revistë kur ishte raportuar për Festivalin “Lufta e Domateve”, ku motrës binjke të Evës i ishte bërë rastësisht një fotografi nga ai festival.

Eva e ka kërkuar 5 vjet që nga ai moment binjaken e saj, të cilën edhe nëna ia ka treguar se kohën kur ka lindur ajo në spital janë rrëmbyer disa fëmijë të sapolindur dhe në mesin e tyre edhe vajza e saj.

Eva, menjëherë ka reaguar pas fotografisë, nga e cila është mahnitur me ngjashmërinë që kishin, dhe përmes rrjetit social Facebook, ka kërkuar ndihmë, derisa e u takuan.

Motra e saj binjake ishte nga Valencias. Momenti i takimit ishte emocionues si për vajzat ashtu edhe për nënën e tyre

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat