Gjashtë këshillat të cilat çdo tinejxher duhet t’i lexojë

Life style

Gjashtë këshillat të cilat çdo tinejxher duhet t’i lexojë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

T’i mbushësh 20 vjet dhe t’i lësh pas vitet e adoleshencës është tranzicion me plot stres për çdo njeri – e jo vetëm për adoleshentët që e përjetojnë atë.

Komediani dhe folësi i TEDx, William Beteet, ka ndarë disa perla mençure për të gjithë tinejxherët që janë rrugës drejt viteve të 20’ta:

Kërkoni çdo ditë mundësi jetë-ndryshuese – Nëse ia bëni qëllim vetes të kërkoni çdo ditë mundësi për t’ia ndryshuar vetes jetën gjatë gjithë viteve tuaja të 20’ta, ju do të jeni shumë para tjerëve kur t’i mbushni 30 vjet.

Bëhuni të mirë në ndonjë profesion apo aftësi – Qoftë nëse është fjala për programim, dizajn grafik, shkrim, etj. Shpenzoni çdo ditë të vetme duke u bërë tejet të mirë në ndonjë aspekt. Kjo do t’ju bëjë tejet të aftë në fund të viteve tuaja të 20’ta, dhe do ta keni më lehtë të bëni një karrierë të bujshme.

Hiqni qafe televizorin – “Unë e kam hequr qafe televizorin tim para tri viteve, sepse nuk dua t’i shpenzojë vitet e mia të 20’ta duke i shikuar jetët e tjerëve”, ka rrëfyer komediani.

Qëndroni beqar – Dilni në takime, krijoni lidhje, por mbajeni lirinë tuaj sepse ju nevojitet për t’i marrë vendimet më të mira për ju në vitet tuaja të 20’ta.

Bëni ushtrime fizike, vishuni me stil dhe hani mirë – Të qenit një person me pamje të mirë është pasaportë shoqërore e cila ju jep qasje në mundësi jetë-ndryshuese.

Shkoni në një aventurë – Sigurohuni që të paktën një herë në vitet tuaja të 20’ta të bëni një udhëtim të gjatë e të vështirë, dhe në vend të hoteleve qëndroni në hostele dhe flini në divane. Aq më i vështirë rrugëtimi, aq më shumë do t’ju ndryshojë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat