Stili i flokëve të meshkujve që u pëlqen më së shumti femrave

Life style

Stili i flokëve të meshkujve që u pëlqen më së shumti femrave

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:18
Ilustrim

Ishte një periudhë kohore kur skalpi i meshkujve tullac ishte kryesisht temë e mëshirës dhe parodisë, por tani gjërat kanë ndryshuar: një studim i ri pohon se meshkujt tullacë janë duke udhëhequr në ligjet e joshjes.

Tani më të qenit tullac nuk është vetëm ‘sëmundje’ të cilës nuk mund t’i ikësh, sepse shumë meshkuj janë duke i hequr vetë qimet e flokëve për të pasur një stil më ndryshe.

Pas eksperimenteve të ndryshme nga shkencëtarët, është zbuluar se të qenit tullac është e ndërlidhur me sundimin apo mbizotërimin.

Pra, femrat i shohin meshkujt tullacë si më të fortë dhe më sundues sesa ata me flokë të holla apo të gjata.

Studimi gjithashtu ka rënë në përfundim se duke i perceptuar meshkujt tullacë si më mbizotërues, ata do të jenë shumë më të mirë ekonomikisht në negociata.

Megjithatë, edhe kjo e ka një anë të keqe: heqja e qimeve të flokëve te meshkujt i bën ata të duken rreth katër vite më të mëdhenj.

Sidoqoftë, kur është fjala për joshje seksuale, tullacët janë thuajse të pa rezistueshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat