Çka duhet të dini për lulet e dasmës?

Life style

Çka duhet të dini për lulet e dasmës?

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

Kur zgjidhni buqetën e luleve për dasmën tuaj, rregulli kryesor është që lulet të jenë të freskëta dhe natyrale.

Një detja tjetër shumë i rëndësishëm është fjongoja që do të lidhni lulet dhe duhet patjetër të shkojë me ngjyrën e fustanit apo ndonjë detaj tjetër të veçante. Sepse një fjongo me ngjyrë të ndezur nuk do të dukej në harmoni me një fustan komplet të bardhë pa asnjë grimë ngjyrimi të tillë.

Duke qenë lulet natyrale shumë vajza priren të kenë kërkesa dhe për erën, por nëse lulet janë shumë të bukura dhe era nuk ju pëlqen, mos bëni gabim t’i lini. Asnjë nuk do t’i mbajë erë luleve të tua, ata vetëm do t’i admirojnë nga larg.

Ekzistojnë shumë lule të bukura kështu që mos kërkoni vetëm për tradicionalen si trëndafilat e bardhë.

Eksperimentoni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat