Gjërat që mund t’ua thonë vetëm shoqet

Life style

Gjërat që mund t’ua thonë vetëm shoqet

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 00:12
Ilustrim

Secila femër ka nevojë për shoqe të ngushta. Është kënaqësi të kesh në jetë një mashkull të cilit mund t’i thoni gjithçka, por ekzistojnë tema të cilat mund t’i kuptojë vetëm një femër tjetër.

Përveç kësaj, disa kritika, lëvdata dhe këshilla, tingëllojnë krejtësisht ndryshe kur ua thotë një shoqe, sesa kur ato fjalë dalin nga goja e partnerit tuaj.

Dukesh trash me ato pantallona

Këtë kritikë padyshim se nuk do ta pranonit edhe aq mirë po të vinte nga i dashuri ose burri. Por kur shoqja ju thotë: “Mos i vesh kurrë më ato pantallona”- do ta dëgjoni dhe do ta bëni pikërisht atë. Shoqja do ta dijë t’i japë kah këtij paralajmërimi duke e qartësuar se problemi nuk qëndron te trupi juaj, por te pantallonat e shëmtuara.

Mos ji aq e ndjeshme

Vetëm një femër tjetër mund ta kuptojë lëkundjen hormonale që shpesh sjell deri te lëndimi emocional dhe lotët. Mikesha juaj do t’u tregojë më së miri për fazën të cilën ‘e urrejnë të gjithë’, e përmes së cilës edhe ju kaloni brenda muajit.

Nuk je nënë e keqe

Është një lehtësim i madh kur e dini se edhe mikeshat tuaja mundohen me të gjitha fuqitë që të jenë prindër të mirë dhe të suksesshëm. Ndjenja e fajit largohet kur e kuptoni se çdo e dyta femër përjeton të njëjtën dilemë. Prandaj, shoqet tuaja janë aty për të kuptuar turbulencat emocionale në fillet tuaja të të qenit nënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat