Dashurohet për herë të parë...me kushëririn e saj. Historia tronditëse

Life style

Dashurohet për herë të parë...me kushëririn e saj. Historia tronditëse

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 23:21
Ilustrim

E dashuruar me kushëririn e saj dhe gjithçka e mëson kur është gati për t’u fejuar. Kjo është historia tronditëse e një adoleshenteje, e cila ka rrëfyer “ShkodraNews” dramën e jetës.

“Ky shtator duhet të ishte muaji i fejesës për mua, por është kthyer në një tmerr që po më mbyt përditë. Jam nga Shëngjini dhe kam qenë përherë një vajzë e urtë. Sapo kam mbushur 18 vjeçe. Argëtimi i vetëm për mua ka qenë gjithmonë plazhi. Në maj njoha disa shokë e shoqe të reja nga Kosova.

Jam afru shumë me ta. Mes tyre njoha dhe dashurinë time të parë dhe të fundit sa t’kem frymë. U lidhëm. Ai është 20 vjeç dhe jeton në Kosovë. Mbajtëm lidhje deri në korrik, fundin e tij. Dhe kemi konsumuar çdo gjë. Unë e humba me të virgjërinë dhe s’jam penduar hiq sepse ne do të ishim bashkë gjithë jetën. E mori vesh nana e aty ra bomba për mua. Ai është kushëri im i tretë nga mami.

Nuk mund ta pranoj këtë gjë. Sepse ai është djali që çdo vajzë do të ëndërronte të kishte. Bën humor, është i sjellshëm dhe gjithçka që unë të jem e lumtur.
Ne kemi vendosur të ikim nga shtëpia dhe ta jetojmë dashurinë tonë. Zoti më faltë por tani është shumë vonë për të qenë kushërinj. Prindërit më kanë thënë nëse dal nga shtëpia më bëjnë të vdekur e do me heqin edhe nga certifikata e familjes. E vetmja frikë që kam është nëse fëmijët na dalin me probleme”, rrëfen ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat