Punëtorët me më shumë ditë pushimi me pagesë janë më produktivë

Life style

Punëtorët me më shumë ditë pushimi me pagesë janë më produktivë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Nuk keni jetuar nëse nuk keni udhëtuar! Gjithashtu, një nga truqet më efektive, por njëkohësisht më të injoruara për t’u bërë produktivë është pushimi për ca kohë nga puna.

Asgjë nuk mund t’ju aktivizojë më shumë sesa një pushim i mirë. Është dëshmuar përmes studimeve të ndryshme se punëtorët të cilët shkojnë në pushime të paktën dy herë në vit punojnë më mirë sesa ata të cilët punojnë gjatë tërë vitit.

“Ernst & Young” ka kryer një studim të brendshëm me punëtorët e vet para disa viteve dhe ka zbuluar se për çdo 10 orë ekstra pushim punëtorët e kishin përforcuar performancën vjetore deri në 8 për qind.

Gjithashtu kompania ka zbuluar se duke i lejuar punëtorët të marrin pushim i ka ndihmuar kompanisë të mos ballafaqohet me problemin e dorëheqjes së punëtorëve.

Këshilluesit e lidershipit Jack zenger dhe Joseph Folkman kishin kryer një studim për temën e njëjtë, nga i cili kishin mësuar se ata të cilët kishin pasur më shumë ditë pushim me pagesë kishin qenë më të prirë të punojnë më shpejt dhe kishin pasur përqendrim më të madh në punë.

Veç kësaj, ata kishin thënë se punëtorët në shtetet ku kanë më shumë ditë të pushimit me pagesë, kanë një dëshirë më të fortë për të punuar më shumë, më mirë dhe më shpejt.

Veç kësaj, pushimi u ndihmon punëtorëve ta heqin stresin, dhe rrjedhimisht të qëndrojnë të shëndetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat