Maska që bën mrekulli për flokët tuaj

Life style

Maska që bën mrekulli për flokët tuaj

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Secila grua dëshiron që të ketë flokë të bukura që e bëjnë atë të duket mrekullueshëm.

Shumë gra besojnë se me përdorimin e shpeshtë të produkteve për mirëmbajtjen e flokëve, ato mund të rikthejnë bukurinë e flokëve.

Por kjo është e gabuar. Sepse shumica e produktve përmbajnë kemikalie që dëmtojnë jashtëzakonisht shumë flokët, madje kanë edhe shumë efekte anësore.

Andaj po ju sjellim një recetë natyrale e cila do të rrisë flokët tuaja shumë shpejt, dhe madje do të bëjë që ato të shkëlqejnë.

Kjo maskë që mund ta bëni në shtëpi forcon rrënjët e flokëve tuaja dhe parandalon rënien e tyre si dhe ndihmon shumë në eliminimin e zbokthit.

Kjo maskë është e përshtatshme për çdo lloj të flokëve, si të drejta, kaçurrela, të valëzuara, si dhe për flokët e dëmtuara dhe të dobëta.

Përbërësit që ju duhen:

1 lugë çaji kanellë

Gjysmë filxhani vaj ulliri

1 lugë çaji mjaltë

Si ta përgatisni këtë maskë?

Vendoseni vajin e ullirit në nja tigan të vogël dhe ngroheni pak. Më pas largojeni nga nxehtësia dhe vendoseni në një enë. Shtojini kanellën dhe mjaltën.

Përzieni mirë të gjithë përbërësit e kësaj maske duke përdorur një lugë.

Si ta përdorni këtë maskë?

Vendoseni këtë maskë në kokë duke përdorur një brushë. Ndani flokët me krehër, duke filluar vendosjen e maskës nga prapa përpara. Lëreni maskën të qëndrojë për 15 minuta. Më pas lani flokët me shamponin e zakonshëm.

Sigurohuni që këtë maskë ta përdorni çdo ditë për nja javë rresht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat