Kjo është nusja e parë që martohet pa dhëndër

Life style

Kjo është nusja e parë që martohet pa dhëndër

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 07:20
Nusja

Një instruktore palestre në Brianza të Italisë është martuar në një dasmë madhështore, por pa dhëndër.

Laura Mesi kishte ëndërr që të martohej, por pasi kaloi shumë vuajtje dhe zhgënjime mori vendimin e duhur për veten.

“Para dy vitesh mora vendimin që të martohesha me veten. Nuk kisha nevojë që të isha beqare dhe kisha ëndërr që të bëja dasmë. I përsërita vetes që do martohem VETËM dhe ME VETEN,” – tha ajo në një intervistë.

Dasma e saj ishte e plotë me miq të afërm, ndërkohë që 40-vjecarja mbante të veshur fustanin e bardhë dhe shijoi ceremoninë madhështore që kishte bërë për veten e saj. 

Motoja e saj më e madhe, të cilën e vuri në zbatim për këtë rast është se duhet të duam veten më shumë se çdo njeri tjetër në botë.

Image
Nusja
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat