Disa sekrete për një karriere të suksesshme

Life style

Disa sekrete për një karriere të suksesshme

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 20:46
Ilustrim

1.Një karrierë e plotë përqendrohet gjithmonë në talentin e veçantë të cilin ju zotëroni. Të gjithë kemi një aftësi të natyrshme me të cilën performojmë në mënyrë të jashtëzakonshme. Ky quhet talenti juaj “natyror”, sepse është aftësi që ju identifikon.

2.Pranoni faktin se, nëse ndodhin gjëra të pakëndshme në punë, të mos tërhiqeni. Problemet që mund t’ju ndodhin në punë duhet të jeni të aftë t’i perceptoni si sfida dhe jo si katastrofë, pasi kështu testoni kapacitetin tuaj për zgjidhjen e tyre.

3.Vlerësoni kohën e mirë, kur ajo është e pranishme në karrierën tuaj. Gëzoni fitoret e arritura në punën tuaj. Jepini vetes më pas kohën e duhur psikologjike, të cilën nuk do mund ta merrnit nga shefi juaj. Por si mund ta bëni këtë? Sugjerohet që të rishikoni “performancën personale”. Përdoreni këtë kohë për të njohur atë që keni arritur në punën tuaj dhe për të festuar këto suksese.

4.Kushtojini vëmendje bashkëpunëtorëve dhe miqve tuaj në vendin e punës. Marrëdhëniet që keni në punë kontribuojnë në shumë mënyra në karrierën tuaj të shëndetshme.

Ato sigurojnë një burim, të cilin ju mund ta përdorni lehtë për të zgjidhur problemet në punë dhe që kolegët të jenë në favorin tuaj (duke përmirësuar respektin ndaj vetes), duhet t’i ndihmoni ata, kur kanë nevojë. Kështu ju siguroni një rrjet kontaktesh që mund t’ju ndihmojë të gjeni një punë të re apo ndihmë kur të keni nevojë në të ardhmen.

5.Merrni më shumë kohë të lirë. Java e punës që do të pasojë, do të jetë më e gjatë dhe punëdhënësi më kërkues. Duhet gjetur kohë për t’u marrë me veten. Pushimi dhe çlodhja janë thelbësore. Pa përqendrimin e duhur në punë, rrezikohet puna dhe reputacioni dhe në fund të fundit, siguria juaj.

6.Jepni diçka prej asaj që natyrshëm vjen prej jush për të tjerët. Shumë prej nesh japin kontributin financiar ose ofrojnë kohë duke punuar në organizata sociale dhe bamirëse. Këto janë veprime të rëndësishme, që sigurisht nuk nxjerrin vërtet talentin tonë natyral. Një karrierë e shëndoshë përfshin kryerjen e punëve tuaja më të mira jo vetëm për veten, por dhe për të tjerët.

Sondazhet tregojnë se si ndihen shumë prej nesh kur nuk jemi të bllokuar në karrierë as nga interesi dhe as nga sfida. Ne kalojmë ditën e punës sonë të angazhuar në përpjekje të dëmshme, sepse nuk dimë se si të gjejmë apo të arrijmë punën e rëndësishme dhe të dobishme.

Kjo është gjithçka për “gjashtë sekretet e një karriere të shëndetshme”. Ato janë themelet e karrierës, struktura për të qenë në krye, për të qenë përftuesit e saj, më shumë se sa “preja ose viktima” e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat