Jetojnë gjatë, janë romantikë të vërtetë: Personat e lindur në muajin tetor dallojnë nga të gjithë

Life style

Jetojnë gjatë, janë romantikë të vërtetë: Personat e lindur në muajin tetor dallojnë nga të gjithë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 21:08
Ilustrim

Personat e lindur në tetor janë shumë romantikë, mirëpo edhe afaristë shumë të përgjegjshëm.

Po ju sjellim shtatë fakte interesante për këta persona.

1. Kanë prirje sportive

Si edhe personat e lindur në shtator, personat e lindur në tetor janë gjithashtu tipa sportivë. Në të vërtetë, sa më shumë që e ëma gjatë shtatzënisë të ketë qenë e ekspozuar rrezeve të diellit, aq më shumë përparësi do të ketë vitamina D për fëmijën e saj ende të palindur. Pikërisht njëra ndër ato përparësi është rritja e kockave dhe e muskujve.

2. Lulja e tyre e lindjes është kumaku

Kumaku është bimë e cila mund të rritet deri në 60 centimetra dhe e cila është e vlerësuar për vetitë e saj shëruese. Kështu që kumaku shpesh përdoret për zbutjen e plagëve nga thika, djegia, vragave, madje edhe nga pickimi i insekteve.

3. Janë romantikë

Personat e lindur në tetor janë shumë të hareshëm dhe partnerë romantikë shumë të mirë. Me ta udhëheq Venera, prandaj ata krijojnë harmoni dhe janë të njohur si “paqësorë”.

4. Ose janë të shenjës së Peshores ose të Akrepit

Ata të cilët janë të lindur para 24 tetorit në horoskop janë Peshore. Persona të ekuilibruar dhe të shoqërueshëm, ndërsa ata të lindur nga fundi i muajit janë Akrep. Ata janë shumë të zjarrtë, besnikë, por goxha kokëfortë.

5. Kanë prirje për afarizëm

Janë të kujdesshëm dhe të vendosur dhe me prirje shumë afariste. Kur diçka fillojnë atë atëherë patjetër duhet ta përfundojnë.

6. Gurët e tyre të lindjes janë opali dhe turmalini

Opali shpesh lidhet me fatin. Mirëpo, sipas legjendës, ata të cilët bartin opalin, por nuk janë të lindur në tetor, do të përballen me fatkeqësi. Për turmalinin megjithatë konsiderohet se mbron nga energjitë e këqija dhe nga mendimet negative.

7. Jetojnë shumë gjatë

Njerëzit të cilët janë të lindur midis shtatorit dhe nëntorit shpesh jetojnë edhe më shumë se 100 vjet. Mirëpo, pikërisht ata të cilët janë të lindur në tetor kanë shanse më të mira të përjetojnë pleqëri shumë të thellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat