10 gjëra që njerëzit inteligjentë nuk i thonë asnjëherë

Life style

10 gjëra që njerëzit inteligjentë nuk i thonë asnjëherë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:51
Ilustrim

Ka disa gjëra që kurrë nuk duhet t’i thoni në punë.

Këto fraza kanë një fuqi të veçantë: ato zotërojnë aftësinë e lindur për t’ju bërë të dukeni keq edhe kur janë të vërteta.

Por ka më keq, nuk mund të ktheheni pas, një herë që i keni thënë.

Shpesh, komentet delikate – ato që na bien si të paaftë dhe të pasigurt – bëjnë dëmin më të madh.

Nuk ka rëndësi se sa shumë talent keni ose objektivat që keni arritur, ka disa shprehje që menjëherë ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ju shohin dhe mund t’ju bëjnë të dukeni keq, njëherë e përgjithmonë.

1. “Kështu e kemi bërë gjithmonë”

Ndryshimi që sjell teknologjia po ndodh kaq shpejt sa edhe një praktikë gjashtë mujore mund të jetë e vjetëruar. Duke thënë “Ne gjithmonë e kemi bërë kështu”, jo vetëm të bën të dukesh dembel, dhe rezistent ndaj ndryshimit, por do e bëjë shefin që t’ju pyesë, pse nuk u përpoqët t’i përmirësonit gjërat vetë. Nëse me të vërtetë vazhdoni t’i bëni gjërat ashtu siç i keni bërë gjithmonë, ka patjetër një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë.

2. “Nuk është faji im”

Nuk është kurrë një ide e mirë që të shkarkosh fajin. Jini përgjegjës. Nëse keni pasur një rol – sado të vogël – në diçka që shkoi keq, pranojeni atë. Përndryshe, jepni një shpjegim të paanshëm dhe objektiv të asaj që ndodhi. Zotërojini faktet, dhe lini shefni dhe kolegët që të konkludojnë se kush duhet të fajësohet. Momenti që filloni të tregoni me gisht, është njëkohësisht momenti kur njerëzit fillojnë të shohin ty si dikush që nuk merr përgjegjësi për veprimet e veta. Dhe kjo i bën nervozë. Dikush madje do të shmangë punën me ju, ndërsa të tjerët do t’ju sulmojnë qënë fillim e do ju fajësojnë, kur diçka shkon keq.

3. “Nuk mundem”

Është shprehja simotër e “nuk është faji im”. Njerëzve nuk u pëlqen ta dëgjojnë t’u thuhet, sepse mendojnë se kjo do të thotë “Nuk dua ta bëj”. Kur thoni “Nuk mundem” ju tregoni se nuk jeni të gatshëm të bëni atë që është e nevojshme, për të përfunduar një punë. Nëse vërtet nuk mund të bëni diçka, sepse ju mungon aftësia që ju nevojitet, duhet të ofroni një zgjidhje alternative. Në vend që të thoni se çfarë nuk mund të bëni, tregoni se çfarë mund të bëni. Për shembull, mos thuaj, “Unë nuk mund të qëndroj deri vonë sonte,” por: “Mund të ngrihem herët në mëngjes, a mund ta bëj?” Në vend të: “Nuk mund t’i bëj këto llogaritje,” mund të thuash, “Unë ende nuk e di se si ta bëj këtë lloj analize. A ka dikush që mund të ma tregojë, në mënyrë që ta bëj atë vetë herën tjetër?”

4. “Nuk është e drejtë”

Gjithkush e di se jeta është e padrejtë. Duke thënë “nuk është e drejtë” ju lini të kuptohet se besoni se jeta duhet të jetë e drejtë, e kështu shfaqeni të papjekur dhe naivë. Nëse nuk doni të dilni keq, ju duhet të mbani mend faktet, të jeni bashkëpunues dhe të lini jashtë interpretimin tuaj. Për shembull, mund të thuash, “Vura re se ti e caktove Anën në projektin që po shpresoja të merrja unë. A ju vjen keq të më thoni se çfarë ju shtyu drejt kësaj zgjedhje? Do të doja të dija përse mendove se nuk isha e përshtatshme, kështu që mund të punoj për të përmirësuar ato aftësi”.

5. “Nuk parashikohet në përshkrimin tim të punës”

Kjo frazë, shpesh sarkastike, bën të mendohet se jeni të gatshëm të bëni vetëm minimumin e domosdoshëm për të vazhduar të fitoni një pagë, gjë kjo negative nëse doni sigurinë e punës. Nëse shefi juaj ju kërkon të bëni diçka që është e papërshtatshme për pozicionin tuaj (gjë që nuk do të thotë e papërshtatshme në nivelin moral apo etik), lëvizja fituese është ta kryeni këtë detyrë me entuziazëm. Më vonë, bëni një takim me shefin për të diskutuar rolin tuaj në organizatë dhe mundësinë për të përditësuar përshkrimin e punës. Duke bërë këtë ju do të shfaqeni të hapur. Përveç kësaj, kjo do t’ju lejojë ju dhe shefin tuaj të zhvilloni një kuptim afatgjatë të detyrave që duhet, dhe nuk duhet të bëni.

6. “Ndoshta është ide idiote / … po bëj një pyetje budallaqe”

Këto shprehje tepër pasive dëmtojnë menjëherë kredibilitetin tuaj. Edhe nëse këto fjalë ndjekin një ide të madhe, ato bëjnë të duket se nuk jeni të sigurt për veten, gjë që e bën besimin e bashkëbiseduesit tënd të lëkundet. Mos jini kritiku më i keq i vetes. Nëse ju vetë nuk besoni në atë që thoni, askush tjetër nuk do besojë. Dhe, nëse nuk dini asgjë, thoni ‘Unë nuk e kam këtë informacion tani, por do të përditësohem dhe t’ju njoftoj’.

7. “Do të provoj”

Ashtu si fjala “Unë mendoj”, shprehja “Unë do të provoj” tingëllon hezituese dhe ju bën të dukeni sikur nuk i besoni aftësisë tuaj për të kryer detyrën e caktuar. Merrni kontrollin e plotë të shanseve tuaja. Nëse ju kërkojnë të bëni diçka, merrni një angazhim ose ofroni një alternativë, por mos thoni se do të përpiqeni, pasi lini të kuptohet që nuk do të jeni serioz për ta bërë këtë.

8. “Do të duhet vetëm një minutë”

Nëse thoni që diçka do të të marrë vetëm një minutë, do të dëmtoni aftësitë tuaja dhe do të krijoni përshtypjen se ju bëni detyrat me ngut. Nëse e plotësoni detyrën tuaj në 60 sekonda në kuptimin e vërtetë të fjalës, mos ngurroni të thoni se nuk do të zgjasë shumë, por mos jepni idenë se kjo detyrë mund të përfundojë para kohës që është e nevojshme.

9. “E urrej këtë punë”

Gjëja e fundit që njerëzit duan të dëgjojnë në punë është një person i cili ankohet se sa e urren punën e vet. Ky qëndrim ju bën të dukeni si një person negativ dhe ul moralin e grupit. Udhëheqësit janë të shpejtë në identifikimin e tipave në grup, që demoralizojnë të tjerët, dhe ata gjithashtu e dinë se ka tipa entuziastë që presin prapa qoshes.

10. “Ai atje është dembel / i paaftë / idiot”

Nuk ka asnjë avantazh kur bëni një koment të keq për një koleg. Në qoftë se vëzhgimi juaj është i saktë, tashmë do të jenë të vetëdijshëm të gjithë të tjerët, kështu që nuk ka nevojë për ta vënë në dukje. Nëse komenti juaj është i pasaktë, ju do të dukeni si idiot. Në çdo vend pune do të ketë gjithmonë njerëz të vrazhdë apo të paaftë, dhe ka shumë të ngjarë të gjithë e dinë se kush janë. Nëse nuk keni fuqi t’i ndihmoni të përmirësohen, ose të shkarkohen, atëherë nuk fitoni asgjë duke folur hapur për paaftësinë e tyre. Pandjeshmëri juaj do të shtojë negativitetin e kolegëve ndaj jush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat