Seksi i mëngjesit ngre humorin, i mbrëmjes shëron dhembjen e kokës dhe SPM-në

Life style

Seksi i mëngjesit ngre humorin, i mbrëmjes shëron dhembjen e kokës dhe SPM-në

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 08:50
Ilustrim

Seksi i mëngjesit ngre humorin, i mbrëmjes shëron dhembjen e kokës dhe SPM-në

Për t’i ofruar vetes dhe partnerit një parti seks që do ta mbani në mend, patjetër duhet të keni humor dhe shëndet të mirë, ndërkaq këtë do ta arrini me seksin e rregullt të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Pas ushtrimit më lehtë lirohen ndjenjat në shtrat, për kënaqësi maratonike. Për këtë gjë ideale janë festat, ndërkaq seksi i çdoditshëm shëron sindromën paramenstruale (SPM) dhe dhembjen e kokës.

Meshkujt zgjohen në mëngjes me ereksion, andaj pëshpëritni diçka të bukur në vesh dhe filloni me ndezjen “e zjarrit” me fjalë të pista, të cilat e ftojnë për të bërë seks. Lëshoni muzikë relaksimi, shërbeni bukur kafjallin dhe lejoni që trupi juaj të bëhet tabaka e tij.

Tashmë kjo vërtetohet edhe shkencërisht. Dr.Ghedin, studiues italian, thotë se, në mëngjes, rritet niveli i oksitocinës dhe testosteronit, përkatësisht dy hormoneve që stimulojnë dëshirën seksuale.

“Pra, për ta përmbledhur, duke e lënë kohën për seks në mëngjes, jo vetëm që do plotësojmë një nga dëshirat e trupit tonë, por do të jemi edhe në gjendje për ta filluar ditën duke zbuluar një kënaqësi krejt të re, sepse trupi ynë është më në dispozicion për dashuri, sesa gjatë vakteve të tjera të ditës”, pohon dr. Ghedin lidhur me një fakt të tillë

Terapia më e mirë për problemet gjatë SPM-së pikërisht është jeta aktive seksuale, posaçërisht gjatë orëve të mbrëmjes. Me atë rast përpiquni të ushtroni.

Kur në mbrëmje të shtriheni në shtrat për të fjetur, nuk është e thënë që argëtimi ka mbaruar. Kurdiseni orën dhe gjatë natës zgjojeni të dashurin tuaj edhe për një seks pa pushim, mirëpo nëse keni forcë, nisuni në një kënaqësi maratonike epshore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat