Dënohet pasi ia kapi fuqishëm gjirin gjatë seksit - Bota Sot
Dënohet pasi ia kapi fuqishëm gjirin gjatë seksit

Life style

E premte, 20 tetor 2017

Dënohet pasi ia kapi fuqishëm gjirin gjatë seksit

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Anglezi Philip Queree ishte dërguar në gjykatë pasi që në mënyrë të përsëritur ia kishte kapur gjinjtë një gruaje, dhe ia kishte tërhequr flokët teksa çifti bënin seks.

Ata ishin takuar përmes aplikacionit Tinder, dhe pavarësisht që viktima kishte dhënë pëlqimin për të bërë seks me Queree-në, ajo tha se nuk donte t’ia prekte gjinjtë, dhe e akuzoi atë se ka përdorur forcë të tepërt.

Një dokument i gjykatës nga gjyqtarja Bridget Shaw tregon se si kishte ndodhur incidenti në gusht të vitit të kaluar.

Ndërsa sipas rrëfimit të viktimës, gjatë seksit ai ia kishte kapur fuqishëm gjinjtë e saj.

Ajo ishte në dhimbje. Në fillim nuk kishte thënë asgjë, por ndërronte pozitat që ta shmangte prekjen e gjinjve të saj. Por ai sërish e kishte përsëritur.

Ndërkaq Queree, i kishte thënë gjykatës që të gjitha aktet kishin qenë me pëlqim të dyanshëm.

Queere, pasi që është dënuar, tani është futur në Regjistrin e Kundërvajtësve të Seksit për pesë vjet, duke ia shkatërruar ëndrrën e të qenit mjek, sipas avokatit të tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test