Dr Selçuk Isik, kirurgu i plastikës rikonstruktive dhe estetike që bën mrekulli - Bota Sot
Dr Selçuk Isik, kirurgu i plastikës rikonstruktive dhe estetike që bën mrekulli

Life style

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Dr Selçuk Isik, kirurgu i plastikës rikonstruktive dhe estetike që bën mrekulli

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 14 tetor 2017 Në ora: 13:38
Selçuk Isik

Doktor Isik, ka lindur në Ankara,Turqi në 1961, baba i dy vajzave Alev Nisa Isik 17 vjeçe dhe Bilge Su Isik 15 vjeçe. Me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e kirurgjisë plastike doktori me famë ndërkombëtare, bashkëpunon me një nga emrat më të njohura të po kësaj fushe, Senera Hoxha, e cila është edhe asistentja e doktorit në klinikën e kirurgjisë plastike “Chimera” në Tiranë.

Image
Selçuk Isik

Që në specializimin e parë në këtë fushë e deri në ditët e sotme profesor Selcuk, është shumë i dashuruar me punën që bën. Ndihet mjaft mirë me bashkëpunimin në Shqipëri, aq sa edhe pushimet i kalon këto, familjarisht. Selçuk Isik është mjek me karrierë të suksesshme dhe këtë e vërtetojnë diplomat dhe specializimet që ka kryer përgjatë këtyre viteve.

Jeta e doktor Selcuk është e ndarë mes Tiranës dhe Ankarasë. Ai është tepër i fokusuar për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për të rregulluar një anomali në tiparet e tyre apo edhe në trup apo qoftë edhe estetikisht. Duket se ndërhyrjet estetike në Shqipëri po përhapen nga viti në vit dhe këtë e tregon edhe bashkëpunimi i mjekëve të huaj me ata shqiptarë, e konkretisht i doktor Selcuk me Shqipërinë. Operacionet e hundës dhe të veshëve, sipas doktorit, kryesonin më parë por që konsideroheshin ndërhyrje të nevojshme dhe jo për qëllime të “pastra” estetike ndërsa tashmë, kjo është kthyer në trend. Në ditët tona, të kryesh një ndërhyrje estetike për arsye të përmirësimit të imazhit duket krejt normale.

Doktori tregon se femrave shqiptare, krahasuar me ato në vende të tjera, u pëlqen më tepër të jenë të kuruara dhe rritja e numrit të ndërhyrjeve vitet e fundit e tregon këtë, duke hedhur poshtë edhe zakonet e vjetra”:-thotë profesor Selcuk Isik.Profesor Isik, në kohën e lirë shkruan dorëshkrime, por ka edhe një hobi të veçantë, ndërton avionë të vegjël të komanduar dhe që i perfeksionon gjatë gjithë kohës. E bukura e tërheq doktorin, prandaj edhe parësore për të është, të zbukurojë dhe të bëjnë të ndihen mirë të gjithë me trupin e tyre./BS

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test