Katër rregulla për një fjalim, bisedë dhe diskutim të përkryer

Life style

Katër rregulla për një fjalim, bisedë dhe diskutim të përkryer

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 14:38
Ilustrim

Këto rregulla janë zbuluar para pak kohësh një grup kërkuesish nga Instituti i Kërkimeve Sociale të Universitetit të Michigan-it (SHBA), drejtuar nga psikolinguisti i njohur, Jose Benki.

Skuadra ka analizuar afërsisht 1400 biseda për të kuptuar me cilat mënyra  apo cilësi dialektikore mund të shndërrohesh në një komunikim efikas.

1. Fol ngadalë, duke shqiptuar deri në dy fjalë në sekondë.

2. Bëj pauza të shpeshta të vogla, të paktën katër ose pesë në minutë, që tingëllojnë si hezitime të natyrshme.

3. Trego kujdes, që ta ndryshosh pak herë tonin e zërit. Për shembull: mos kalo papritmas nga një zë joshës, atraktiv në një urdhërues e sarkastik.

4. Përpiqu të kontrollosh edhe timbrin. Është e vërtetë që varet nga përmasat e trupit dhe nga laringu. Por mund të përpiqesh të komunikosh me një vokal të thellë, prej baritoni, që arrin të tërheqë më shumë dëgjues se sa një zë akut.

Mbani një distancë nga telefoni juaj dhe mundohuni të mos e mbani atë shumë pranë veshit, duke i shkurtuar sa më shumë të jetë e mundur bisedat. Gjithashtu këshillohet të mos e mbani telefonin në xhep, por në çantë.

Sipas ekspertëve të “League of nation’s halth”, më e rrezikshme është një bisedë që zgjat 5 minuta, sesa 5 biseda që zgjasin nga një minutë secila. Duhet të ketë një interval kohor prej 15 minutash nga njëra bisedë tek tjetra, në mënyrë që bisedat të mos jenë shumë të dëmshme.

Nga sot duhet t’i vini një kufi kohës të cilën e shpenzoni për një bisedë telefonike, pasi kjo mund të ketë pasoja fatale për ju.

Përdorimi i gjatë i telefonit mund të shkaktojë dhimbje koke thonë ekspertët, e cila mund të shkojë deri në tumor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat