Toni i zërit mund të thotë shumë, shkenca jep shpjegimin e saktë

Life style

Toni i zërit mund të thotë shumë, shkenca jep shpjegimin e saktë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 08:43
Ilustrim

Nëse të kanë tradhëtuar, apo nëse je ti që po mban ca sekrete të vogla, mund të dallohet edhe përmes tonit të zërit.

Një studim i fundit ka zbuluar ca sekrete shumë interesante rreth aftësisë sonë për të dalluar tradhëtinë, pikërisht nga zëri.

Studimi është quajtur “Zëri yt tradhëtar do të të tregojë; njohja e tradhëtisë kalon nga zëri”. Studimi ka shqyrtuar mundësinë që një njeri të njohë tradhëtinë e tjetrit, nga zëri, pa marrë parasysh fjalët që ai është duke i thënë.

Studimi është kryer nga dy psikologë amerikanë që kanë ‘analizuar’ qëndrimet e 152 studentëve heteroseksualë rreth moshës 18 dhe 32 vjeç.

Pjesëmarrjësve u është kërkuar të dëgjojnë disa regjistrime të njerëzve që ishin të përfshirë në një marrëdhënie, duke provuar të gjenin se cili prej zërave dukej tradhëtar. Dëgjuesit ishin në gjendje të zbulonin tradhëtinë vetëm nga toni i zërit, me një saktësi të habitshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat