Rregulla 2-2-2: Lidhjet e këtilla dashurore nuk mund të dështojnë!

Life style

Rregulla 2-2-2: Lidhjet e këtilla dashurore nuk mund të dështojnë!

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 09:01
Foto ilustruese

Strategjia e cila do të mbajë gjatë martesën apo dashurinë midis ju të dyve.

A keni dëgjuar ndonjëherë për rregullën 2-2-2? Jo? Atëherë gjithsesi vazhdoni të lexoni, sepse mbase mund të përmirësojë lidhjen tuaj!

Nuk është bash e thjeshtë vazhdimisht të mbani lidhjen të fuqishme, interesante, të tendosur…Stresi në punë, sfidat e përditshme, lodhja, nervozizmi…

Të gjitha këto ngadalë përvidhen dhe rrënojnë lidhjen dashurore. Pra, mund ta mbrojmë me sukses duke përdorur këtë strategji të thjeshtë!

Po sikur të ketë një recetë magjike që çifti juaj të zgjasë pafundësisht?

Gjithsesi kjo është teoria e një amerikani që na siguron se ka gjetur çelësat për jetën në çift në harmoni të përkryer dhe sidomos, që zgjat pafundësisht. Sepse është fakt që pas emocioneve të para, rutina ulet këmbëkryq në jetën e çiftit dhe ndjenjat bien.

Duket sikur s’ka asgjë të koklavitur: duhet që çifti të dalë çdo dy javë, të parashikojë një fundjavë çdo dy muaj dhe të niset për pushime (minimumi) një javë çdo dy vjet.

Nëse kjo mund të duket relativisht pak, në fakt, është më e komplikuar se ç’duket. Shpesh familja, miqtë e afërt apo fëmijët, janë pjesa që është e vështirë t’i shmangësh.

Që rregulli të funksionojë, duhet që çifti t’i garantojë vërtet vetes çaste që t’i ndajnë veç mes tyre..

E kush s’e di se nuk mungojnë kurrë arsyetimet për ta anashkaluar këtë tip takimi me gjysmën tjetër tënden: shumë punë, lodhje, ditëlindja e kushërirës…që mund të çojnë deri në prishje të çiftit.

Dhe është e kotë të fshiheni pas arsyetimit se nuk keni para: është gjithmonë e mundur t’i garantosh vetes çaste në çift, edhe pa harxhuar.

Ja pra ku e keni në dorë recetën për ta zgjatur dashurinë përgjithmonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat