Pse meshkujt nuk preferojnë të vënë prezervativ? Duket se kjo ka të bëjë me madhësinë e tyre të penisit

Life style

Pse meshkujt nuk preferojnë të vënë prezervativ? Duket se kjo ka të bëjë me madhësinë e tyre të penisit

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:57
Ilustrim

Prezervativi është barriera më efektive për të na mbrojtur nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht, por nëse i shikoni statistikat, do të shihni se një numër alarmant i meshkujve nuk përdorin prezervativë gjatë seksit.

Arsyetimi kryesor i meshkujve për mos përdorimin e prezervativëve është se prezervativët ndikojnë negativisht në kënaqësinë seksuale dhe se shkaktojnë parehati.

Megjithatë, një raport i fundit nga ‘New York Times’, ka treguar për arsyen e vërtetë se përse meshkujve nuk u pëlqen të vënë prezervativë.

Kjo ka të bëjë me madhësinë e tyre të penisit!

Siç duket, madhësitë standarde të prezervativëve janë shumë të mëdha për madhësinë mesatare të penisit.

Studimet kanë treguar se madhësia mesatare e penisit është 2.5 cm më e vogël sesa madhësia e prezervativëve standard, ku prezervativët standard janë të krijuar për penis të madhësisë 17 centimetra.

Vlen të ceket se madhësia mesatare e penisit është rreth 14 centimetra. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat