Është konstatuar shkencërisht: Meshkujt inteligjentë kanë më pak dëshirë për ta tradhtuar partnerin!

Life style

Është konstatuar shkencërisht: Meshkujt inteligjentë kanë më pak dëshirë për ta tradhtuar partnerin!

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 19:14
Ilustrim

Në studimin i cili është botuar në “Social Psychology Quarterly” është zbuluar se si meshkujt me koeficientin më të lartë të inteligjencës kanë më pak mundësi të tradhtojnë.

Hulumtimi ka analizuar përgjigjet në anketën me një mijë tinejxherë të rritur në SHBA dhe ka zbuluar që “njerëzit inteligjentë më shumë vlerësojnë monogaminë dhe ekskluzivitetin seksual, sesa njerëzit më pak inteligjentë”, konstaton Satoshi Kanazava, profesor në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Shkencave Politike në Londër, i cili njëkohësisht është edhe autor i studimit.

Arsyeja? Nga pikëpamja e evolucionit, meshkujt bashkëkohorë kanë mundësi të lirohen nga instinktet e “njeriut të shpellës”, të cilat i joshin të kenë më shumë partnere seksuale.

Meshkujt me koeficientin më të ulët të inteligjencës megjithatë nuk mund të mposhtin atë instinkt, prandaj konsiderojnë që është më e rëndësishme të kenë seks me më shumë femra.

Mirëpo, është me rëndësi të theksohet që hulumtimi gjithashtu ka zbuluar dallimin e qartë midis preferencave dhe sjelljeve: Meshkujt inteligjentë kanë pasur probabilitet më të lartë që njëkohësisht “të vlerësojnë ekskluzivitetin seksual dhe më me siguri të marrin pjesë në aktivitete jashtëmartesore”.

Është me rëndësi të theksohet se edhe femrat edhe meshkujt kanë tendencë të tradhtojnë për arsye të ndryshme.

Studimi i botuar në “”American Sociological Review” ka treguar se si femrat të cilat janë “ushqyeset” kryesore në lidhje të jenë më pak tradhtare, ndërsa 70% e meshkujve të cilët janë burimi kryesor i të ardhurave në shtëpi dhe e meshkujve të cilët janë të varur financiarisht nga femra kanë tendencë më të madhe të tradhtojnë partneren e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat