Zbulohet çifti që “turpëroi” ishullin grek

Life style

Zbulohet çifti që “turpëroi” ishullin grek

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:17
çifti që “turpëroi” ishullin grek

Daily Mail ka zbuluar se kush është çifti britanik, fotoja e të cilëve bëri xhiron e botës disa javë më parë.

Matthew Lunn 27 vjeç dhe Carly nga Birmingami janë çifti që bënë një veprim seksual përpara një kishe në ishullin Rodhos. Një i afërm i nuses i ka thënë Daily Mail se ajo ndihet shumë keq për veprimin që ka bërë dhe është e turpëruar.

Çifti i të sapomartuarve u shfaq në një foto duke performuar seks oral përpara kishës, gjë që tërboi autoritetet lokale greke dhe për këtë shkak, martesat në atë ishull janë ndaluar. Ndërkohë, të tjera foto të turpshme të dhëndrit, Mattheu, janë zbuluar. Ai ka shkuar pothuajse lakuriq në një bankomat. Megjithatë, çifti thotë se veprimet e tyre janë në kuadrin e shakasë dhe nuk kanë dashur të ofendojnë askënd.

Një pronar lokali në Rodhos tha se çifti u largua pa paguar pijet gjatë pushimeve të tyre në ishullin Rodhos. Ndërkohë, banorë të tjerë i përshkruan ata si njerëz të vrazhdë dhe të turpshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat