"E putha dhe ma ktheu plot pasion, në krevat..." Shqiptari lidhet me të fejuarën e vëllait

Life style

"E putha dhe ma ktheu plot pasion, në krevat..." Shqiptari lidhet me të fejuarën e vëllait

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 06:45
Djali nga Torovica rrëfen se ka një lidhje intime me ish-të fejuarën e vëllait.

Një djalë nga Torovica rrëfen se ka një lidhje intime me ish-të fejuarën e vëllait, për të cilën thotë se ka rënë në dashuri, por se nuk dëshiron të lëndojë askënd. Ja historia e tij e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Sot jetoj në Itali, por kam lindur në Torovicë. Si çdo djalë emigrant, jashtë vendit aventurat janë më të shumta se në vendlindje.

Vëllai im është 29 vjeç, tre vite më i madh se unë dhe jetojmë bashkë. Para 4 vitesh ai ka qenë i fejuar me një shtetase rumune, madje edhe u fejuan të dy bashkë.

Vajza erdhi në Shqipëri dhe i bëmë të gjithë adetet me familjen tonë, se familja e saj jeton në Rumani dhe takimin me ta e lamë për verën tjetër. Por nuk u takuam me prindërit e saj se vëllai e ndau me dyshimet se mos e tradhtonte. Me pak fjalë u kap kot, se ajo është vajzë perfekte edhe pse është e huaj.

Vëllai më tha vetëm që: S’ka si vajzat shqiptare! Ok, e besova dhe mbaroi ajo fejesë. Por unë duke qenë se punoja afër punës së ish-të fejuarës së vëllait, e takoja shpesh pasi u ndanë.

E kisha pasur në shtëpi kështu që më dukej shumë njeri i afërt. Një herë, dy herë…Pastaj një ditë binte shumë shi dhe e mora në makinë ta përcillja dhe se kisha vënë re sa argëtuese ishte dhe sa aromë e mirë vinte.

Në një semafor kapa dhe e putha dhe ma ktheu tërë pasion. Prej asaj dite jemi lidhur dhe jemi shumë mirë bashkë dhe në krevat kemi një përputhshmëri maksimale.

Mua më duket super vajzë. Ndërkohë vëllai ka dalë dhe me të tjera e këtë se përmend më. Por si mund t’ja them që dashuroj ish-të fejuarën e tij? Po prindërit si do e presin?
Ama e dua”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat