Të gjitha gjërat që duhet të dini para se të depiloni pushin e fytyrës

Life style

Të gjitha gjërat që duhet të dini para se të depiloni pushin e fytyrës

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 07:42
Ilustrim

Sikur të mos mjaftonte gjithë trupi, femrat duhet të depilojnë dhe fytyrën. Ndonëse në këtë zonë vështirë të thuash se ka qime, pasi fytyra është e mbuluar nga një shtresë pushi e hollë, por nëse kjo e fundit fillon errësohet dhe ju shqetëson është në dorën tuaj të vendosni nëse doni të depiloheni. Ajo që do të bëjë Living është t’ju tregojë të gjitha gjërat që duhet të dini para se të hiqni qimet e fytyrës. 

1. A do të dëmtohet lëkura? 
Nëse jeni e prirur për akne dhe puçrra mënyra më e mirë për të eleminuar qimet e fytyrës është lazeri ose elektroliza. Nëse vuani nga një sëmundje autoimune si lupusi, lëkura juaj është shumë më e ndjeshme ndaj djegies ose irritimit, ndaj duhet të keni kujdes para se t’i nënshtroheni një ndërhyrjeje të tillë. E rëndësishme është të shkoni gjithnjë në një qëndër të specializuar dhe të mos provoni metoda në kushte shtëpie.

2. A do të rriten qimet më të trasha dhe të errëta?
Shqetësimi më i mad hi femrave është nëse pas depilimit qimet do të rriten më të trasha ose të errëta. Ajo që duhet të dini është se nëse qimet shkulen me rrënjë, dalja e tyre do të rrallohet dhe do të jenë të zbehta, por nëse qimet këputen atëherë do të ishte problem. 

3. A mund të ndikojë rutina e kujdesit të lëkurës tek funksioni i dyllit?
Siç thamë dhe më lartë, gjendje të caktuara shëndetësore ose marrja e antibiotikëve apo medikamenteve si akutan mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe gjatë asaj periudhe ju duhet të shmangni depilimin. 
Trajtimet si Retin-A dhe me Differin hollojnë lëkurën, duke e bërë atë shumë më të ndjeshëm dhe të prirur ndaj problemeve. 

4. A është normale të skuqem pas depilimit?
Nëse është normale të skuqeni në ço pjesë të trupit, përse duhet të shqetësoheni për fytyrën, kur lëkura e kësaj të fundit është dhe më e hollë. Disa femrave mund t’u zgjasë skuqja disa minuta ndërsa disa të tjera mund t’u zgjasë me orë. Mund të bëni një maskë qetësuese ushqyese me përbërës natyrale si qumështi, aloe vera apo mjalti.

5. Si ta kuptoni nëse acarimi i lëkurës konsiderohet si normal? 
Pak skuqje dhe acarim janë mëse normale, por nëse vëreni puçrra apo gunga kjo mund të jetë shenjë paralajmëruese se folikulat e qimeve janë inflamuar. Kjo gjë mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj baktereve të dyllit ose pajisjeve të punës dhe të rezultojë në një infeksion. Në këtë rast duhet të këshilloheni me një dermatolog. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat