Pas 12 viteve martesë ua zbulojmë 12 mësimet jetësore që do ua hapin sytë!

Life style

Pas 12 viteve martesë ua zbulojmë 12 mësimet jetësore që do ua hapin sytë!

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 08:01
Ilustrim

Një grua na zbulon mësimet që ka marrë gjatë 12 viteve martesë, ajo thotë se jeta e saj bashkëshortore nuk dallon nga të tjerat dhe se është e mbushur me dashuroi si dhe vuajtje.

Pasioni do të zhduket. Emocionet e çmendura, vuajtjet, lotët, mania ndaj partnerit, të cilat mund të jenë pjesë e dashurisë ndaj partnerit- do të tejkalohen. Lidhje duhet të na ofrojë siguri, të jetë stabile dhe e qetë, të na japë dashuri dhe ngrohtësi. Nëse nuk e dini se çfarë ju pret të nesërmen, atëherë nuk është mirë.

Jeta bashkëshortore nuk është aheng. “Të lumtur deri në fund” e fsheh faktin e sëmundjeve, ndenjave të këqija, lodhjen dhe stresin, zemërimin dhe ofendimin në lidhje. Çështja është se si çifti ti tejkalojë këto pengesa.

Çifti duhet të jetë në të njejtën shkallë sociale. Çështja është se në martesat ku çifti nuk i takon të njejtit mentalitet, nuk ndan qëndrimet mbi jetën dhe pasurinë, nuk janë në të njejtën shkallë sociale, gjithmonë pritet të përfundojnë me divorc.

Partnerët duhet të zhvillohen bashkarisht. Njerëzit ndryshojnë tërë kohën, situatatë ndryshme na formësojnë ndryshe, mësojmë, përparojmë, ndryshojmë… nëse partnerët nuk sinkronizohen gjatë këtyre ndryshimeve, martesa nuk do të mbijetojë.

Duhet ta pranoni njëri-tjetrin. Edhepse partneri ju shkon në nerva, nuk pajtoheni në disa gjëra, duhet që në nivel më të thellë ta pranoni me të gjitha mangësitë e tij. Duhet t`i lejoni partnerit të jetë vetvetja dhe ta inkurajoni në rrugën e duhur.

Gruaja nuk duhet ta lërë veten në plan të dytë, pas burrit dhe fëmijëve. Gruaja që sakrifikohet për të tjerët, së shpejti do të ndjejë pakënaqësi përbrenda. Martesa nuk nënkupton vetëm sakrifikim dhe nuk duhet të jetë pengesë për të qenë person i pavarur.

Duhet të dëshironi të jeni me partnerin, mirëpo duhet t`ia mundësoni lirinë personale. Nuk duhet të frigoheni se do e humbasni partnerin, duhet t`i jepni lirinë të shkojë kudo që të dëshirojë, me rëndësi është që të jeni bashkë dhe të ndjeheni mirë me njëri-tjetrin.

Secila anë ka interesat dhe dëshirat e veta. Secili duhet të ketë hapsirën personale për vete, qoftë stërvitje në palestër, futboll me shokë, leximi i librave apo vizita tek miqtë.

Definitivisht duhet të keni kafshë shtëpie. Sepse ato janë burimi i kënaqësisë dhe lumturisë.
Duhet të keni temparamente të ngjashme. Nëse njëri partner eksplodon nga energjia dhe nuk mundet të qetësohet derisa nuk mbaron me të gjitha pinët, ndërsa tjetri nuk lëviz as me gisht, shanset që martesa të mbijetojë janë të vogla.

Seksi me pasion nuk është gjëja më e rëndësishme. Pas 12 viteve martesë nuk është e mundur që të keni seks të tillë si në fillim të lidhjes. Gjërat qetësohen pas tre viteve lidhje, me rëndësi është të keni mirëkuptim dhe dashuri. Intimiteti është i rëndësishëm dhe duhet të jetë reciprok.

Vendimet duhet të jenë të përbashkëta. E kemi fjalën për vendime të mëdha dhe të rëndësishme që kanë ndikim në jetën juve dy.

Gjëja më e rëndësishme që duhet siguruar në martesë është dëshira për të arritur kompromis, të dëgjoni partnerin, t`i jepni hapsirën dhe kohën e lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat