"Një lepurushe seksi që më magjepsi"...Laçjani provon dashurinë e ndaluar

Life style

"Një lepurushe seksi që më magjepsi"...Laçjani provon dashurinë e ndaluar

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 07:01
ilustrim

Një 41-vjeçar tregon se pas një historie intime, tashmë ka rënë në dashuri me vajzën e shokut të tij, por nuk di se si t’ja thotë të vërtetën mikut, pasi nuk do që ky i fundit të ndjehet i prerë në besë.

Historia është rrëfyer.

“Jam 41 vjeç nga Laçi dhe gjithë jetën time e kam kaluar në Spanjë. Kam pak kohë që jam kthyer në Shqipëri, jetoj në Tiranë dhe kam vënë prapë kontaktet me shoqërinë e shkollës fillore.

Nuk jam martuar asnjëherë, por kam patur disa histori gjatë jetës, aventura në emigracion.
Kur u ktheva takova shokun e familjen e tij dhe ai ka një vajzë 20 vjeçe. Një yll të rënë nga qielli, një lepurushe seksi siç e quaj unë me përkëdhëli.

Që kur e pashë më mori mendjen, e më kalimin e javëve edhe zemrën. E pranoj që e nisa si aventurë sepse ishte ajo që më shkroi SMS e para, e kishte marrë numrin nga telefoni i të atit.

Më thoshte në SMS se kur do më çonte të shihte Spanjën, sepse i kishin pëlqyer historitë e mia që tregoja në tavolinë. E nisem biseda, derisa një pasdite vonë e pashë teksa po kthehej për shtëpi dhe e mora në makinë.

Nisi të këndonte dhe kërcente, sinqerisht më magjepsi, më la pa fjalë dhe mendoja veç të shkoja me të. Por mendoja shokun. Një moment ajo më vë dorën në qafë dhe me thotë që jam një king i vërtetë.

U puthëm kur e zbrita në lagje dhe të nesërmen pasdite përfunduam duke shkuar në shtëpinë time, jetoj vetëm. Më çmend, e pranoj. Hera e parë në jetë që mendoj seriozisht edhe pse ajo ka gjysmën e moshës sime.

Shoku im është njëri shumë i mirë, por nuk di se si do ta presë nëse i them që jam me të bijën. Ai më ka hapur derën e shtëpisë, kemi ngrënë dhe pirë bashkë dhe me duket sikur e kam prerë në besë, por nuk munda t’i rezistoja bukurisë së saj. Si duhet të sillem?”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat